S’justifikojnë mungesën, MF
procedim 36 punonjësve

S’justifikojnë mungesën, MF<br />procedim 36 punonjësve
Ministria e Financave ka kërkuar sot procedim disiplinorë për 36 punonjës të administratës në Dogana e Tatime, pasi sipas saj nuk kanë justifikuar mosprezencën në punë.
 
Konstatimi i shkeljes u bë pas inspektimeve nga Ministria e Financave , ku rezultoi mosprezencë në punë e dhjetra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.
 
Po kështu mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor si dhe në FAF Sha.
  
Deklarata e plotë e Ministrisë
 
Ministria e Financave, pas inspektimeve intensive, konstaton me shqetësim se rregullat e parashikuara në Urdhërin e Monitorimit nuk po respektohen nga disa institucione të varësisë në Tiranë dhe rrethe.
 
Më konkretisht, grupeve të inspektimit nuk u është justifikuar mosprezenca në punë e dhjetëra punonjësve në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve në Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Po kështu mosprezenca të pajustifikuara janë evidentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Shërbimit për Tatimpaguesit në Tiranë, Laboratorin Doganor si dhe në FAF Sha.
 
Në total janë 36 punonjës të administratës fiskale ndaj të cilëve të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar edhe nga institucionet e lartpërmendura për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.
 
Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar