S’ka pension për prokurorët dhe
gjyqtarët që japin dorëheqjen
Nuk do të ketë pension për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët japin dorëheqjen nga detyra, për të evituar kontrollin për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale
Nuk do të ketë pension për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët japin dorëheqjen nga detyra, për të evituar kontrollin për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Projekti kushtetues i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë kufizon në dy pika të rëndësishme amnistinë për njerëzit e drejtësisë. Në draftin e rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT, pika 2 e nenit H, parashikonte që, nëse subjekti i vlerësuar jep dorëheqjen ai përfitonte menjëherë nga e drejta e pensionit. Ndërkaq, në variantin e miratuar nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe më pas nga Parlamenti, kjo pikë është hequr. Po ashtu, gjatë negociatave dramatike, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për të zgjatur me pesë vjet afatin për një gjyqtar dhe prokuror, për t’u rikthyer në sistem. Në draftin e rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT, pika 3 e nenit H, parashikonte që, nëse gjyqtari apo prokurori dorëhiqet sipas kësaj dispozite nuk mund të emërohet gjyqtar në asnjë shkallë të gjyqësorit, prokuror, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 10 vjeçare. Në draftin e miratuar nga Kuvendi dhe që pret firmën e Presidentit Bujar Nishani, kjo pikë është ndryshuar, duket zgjatur afatin nga 10 në 15 vjet. Pra, një gjyqtar apo prokuror, i cili dorëhiqet për t’i shpëtuar Vetingut, mund të rikthehet në sistem pas 15 vitesh.
Paga gjatë pezullimit Prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të pezullohen nga detyra nga Komisioni dhe Kolegji i Apelimit, u njihet e drejta e pagës në masën 75 për qind të saj. Por, subjekti i rivlerësuar urdhërohet të ndjekë një program edukimi njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, i hartuar për të plotësuar mangësitë. Në fund të programit ai testohet për aftësitë e tij. Ky testim mbikëqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Subjekti i rivlerësimit që nuk e kalon testimin shkarkohet nga Komisioni. Në çdo rast, shkarkimi i një gjyqtari ose prokurori nuk është shkak për rihapjen e çështjeve të gjykuara ose të hetuara prej tij, përveçse kur ekzistojnë shkaqet, mbi të cilat realizohet kërkesa për rishikim, sipas parashikimeve në ligjet procedurale.
Paga gjatë ankimimin Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankimit në Kolegjin e Apelimit, gjyqtari dhe prokurori paguhet në masën 75 për qind të pagës. Nëse Kolegji pranon ankimin duke shfuqizuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit, pjesa prej 25 për qind e pagës i paguhet gjyqtarit apo prokurorit për të gjithë periudhën e ndërprerjes. Ndërkaq, kur ushtron ankim kundër masës disiplinore të shkarkimit, subjekti i rivlerësimit pezullohet nga detyra deri në marrjen e vendimit nga Kolegji.
Pagat e reja Prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të kalojnë Vetingun, do të stimulohen me paga të larta. Paga mujore referuese për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë mesatarja e pagës mujore bazë të punonjësve të shërbimit civil në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm (I-a) dhe pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm (II-a)”, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave. Është parashikuar gjithashtu një shtesë për çdo grup page. Shtesa do të jetë shuma që rezulton nga shumëzimi i pagës referuese me koeficientin në përqindje sipas funksionit që magjistrati ushtron. Konkretisht për grupin e parë parashikohet 150 %, grupi i dytë 158 % dhe grupi i tretë 166 %. Pra, nëse mesatarja e pagës bazë mujore të sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit të përgjithshëm është 1 mijë euro, grupi u parë i prokurorëve dhe gjyqtarëve do ta ketë pagën 1 500 euro. Po ashtu, paga shtohet me 8% për çdo 4 vjet të plota të ushtrimit të funksionit si dhe 5 % të pagës fillestare, për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Dola me ndihmën e dhëndrit të vëllait të ish-ministrit Naço, më bënë sikur isha për të vdekur!
14 Janar, 12:44
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Me dhjetë qepje në kokë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
16 muaj luftë në Gaza/ Associated Press: Hamasi i thotë Po marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish: 250 palestinezë për 5 ushtare izraelite
14 Janar, 12:29
-
Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara
14 Janar, 12:05
-
30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra
14 Janar, 12:04