TIRANË- Ndërkohe që çdo forcë politike propagandon sondazhet e veta në të cilat të gjithë dalin fitues dhe që në të vërtetë asnjëri nuk i tregon, një test në pëlqimin e politikanëve vjen nga Facebook.
Pa dashur t’i japim këtyre të dhënave asnjë vlerë absolute, por vetëm një tendencë pëlqimi nga ana e botës së social-mediave (një kriter i përdorur nga të gjithë politikanët perëndimorë), llogaritëm mesataren e pëlqimeve (like) të marra nga disa nga protagonistët kryesorë të politikës në 10 postimet e tyre të fundit në facebook. Dhe rezultati (i verifikueshëm nga secili pasi të dhënat janë online) nuk i lë hapësirë dyshimeve: Edhe pse pjesa më e madhe e mediave online dhe analistëve janë kundër Edi Ramës (ose ndoshta pikërisht falë kësaj) kryeministri vazhdon ta fitojë betejën e pëlqimit në mediat sociale.
Në vend të dytë është, surprizë, Jozefina Topalli që pak ditë më parë lajmëroi lindjen e një force të re politike ndërsa presidenti Ilir Meta që pretendon se flet në emër të gjithë popullit shqiptar, është në vendin e parafundit. Më keq se ai është vetëm liderja e LSI-së që është dhe gruaja e tij, Monika Kryemadhi.
Kjo është mesatarja e pëlqimeve (like) për 10 postimet e fundit e matur sot nga redaksia e Shqiptarja.com në orën 18.30.
1) Edi Rama: 4160 like
2) Jozefina Topalli: 2100 like
3) Erion Veliaj: 2020 like
4) Rudina Hajdari: 1734 like
5) Lulzim Basha: 1455 like
6) Sali Berisha: 1128 like
7) Ilir Meta: 755 like
8) Monika Kryemadhi: 514 like
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4155
Lajme të tjera
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
Mos ngatero I Like Me GISHTIN perpjete Rama ka nje STRUCTURE. Punonjesish qe punojne on line qe Japin Like per te shtuar numurin e likeve. PO KUSH JANE ? ?? Ada Ada e ca emra abstrake nen EMRIN PS E MAJTA PROGRESIVE JO ME FALNI REGRESIVE QE NJE PORDHE BEN RAMA E SHFAQIN ME NJEHERE
PërgjigjuPo kujt ja mban ti japi like Lulit a Sales ...flututon nga puna ose ...di njerez ne adm qe I detyrojne te jspin like....si cdo gje fals ne Shqiperi
PërgjigjuPOPULLI SHQIPTAR S'ËSHTË BUDALLA ËSHTË POPULL INTELIGJENT E POPULL SHUM I DURUAR. E KY POPULL DO TË TRIUNFOI E DO DALI NË SELAMET. SE KY POPULL DI TA ZGJEDHI TË MIRËN NGA E KEQJA. RROFT POPULLI SHQIPTAR NË JET TË JETVE. POSHT FUNDËRRINAT E KOMBIT SHQIPTAR. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN.
PërgjigjuKete vend e kete popull e ka marre lumi dhe tani te kemi me jete like-t e ketyre edepsezeve politikane.
PërgjigjuLike a i thone Ilir Metes. Si paskan fituar x like (Ilira) psh Edi e Jozefina. Sipas meje te fitosh zgjedhjet duhet te kesh ZERO like
PërgjigjuShikoni pak shumat e like-ve, sa fiton e majta e sa e djathta.
Përgjigjupo moni pse kaq pak ajo thote se do merrin 100 deputet
Përgjigjujeni tepr korrekt
PërgjigjuMesimi online ok, konviktet te mos mbyllen
PërgjigjuPo Si ka mundesi qe keni harru ferren me falni Murrizin
PërgjigjuEdi eshte njishi
Përgjigjupo dihbet se kush e ka me te forte propafanden ne rrjetet sociale, rama dhe veliaj paguajne njerez per kete gje
PërgjigjuMe shume nga te gjithe paguan Basha, dhe pas tij Meta. Por prape ne fund dalin.