Sa të sigurt jemi për ujin që konsumojmë çdo ditë

Sa të sigurt jemi për ujin që konsumojmë çdo ditë

Për të qëndruar të shëndetshëm është e rëndësishme të ndjekim një dietë të balancuar në regjimin ushqimor dhe padiskutim të jemi të hidratuar duke pirë mjaftueshëm ujë.  Uji përmban kripëra e minerale të nevojshme për shëndetin tonë por gjithashtu edhe elementë oksidantë të dëmshëm të cilët grumbullohen në ujrat nëntokësore duke u bërë pjesë e ujit që konsumojmë çdo ditë. Një ndër elementët e dëmshëm që ndodhen në ujin e pijshëm janë nitratet.  Nitratet janë oksidantë të rëndë e të dëmshëm për organizmin të cilat shkaktojnë sëmundje me efekte afatshkurtra dhe afatgjata në shëndetin tonë si:
    Presion i lartë i gjakut
    Helmimin e gjakut
    Cianozë
    Dhimbje koke 
    Disa lloje kanceri
Kujdes më i shtuar duhet treguar për nënat shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 6 muaj, pasi tek foshnjat të cilat ushqehen me biberon uji që konsumojnë duhet të jetë shumë i kontrolluar për të shmangur përmbajtjen e nitrateve. Pasojat që nitratet shkaktojnë tek foshnjat janë:
    Shfaqjen e sindromës së foshnjës blu “Methemoglobinemia” 
    Edemë dhe skuqje të lëkurës
    Probleme gastriti
SI SHKOJNË NITRATET NË UJIN TONË?
Natyra ka krijuar një balancë perfekte ndërmjet ujit, bimëve dhe plehut. Nitratet janë pjesë e plehut organik dhe kimik, i cili është i nevojshëm për bimët por i dëmshëm për njerëzimin. Kërkesat e mëdha për produkte bimore dhe shtazore në treg kanë sjellë nevojën për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë me ritme më të shpejta se natyra, duke kryer mbifertilizimin e tokës dhe duke përdorur më shumë plehera se sa nevojiten për njësinë e tokës. Mbi fertilizimi shkakton më shumë nitrate në tokë dhe mbetjet e tepërta depërtojnë në ujrat nëntokësore duke sjellë ndotjen e tyre. Aktiviteti njerëzor ka ndikuar në prishjen e ekuilibrit të natyrës duke ndryshuar % e nitratit i cili depërton në ujrat nëntokësore.
STANDARDET E VENDOSURA PËR UJIN E PIJSHËM 
Niveli i përcaktuar i nitrateve në ujin e pijshëm është i ndryshëm në vënde të ndryshme në varësi të politikave zhvillimore të tyre por, sipas OBSH (Organizata Boterore e Shendetit) niveli i lejuar i nitratit në ujin e pijshëm është 10 mg/l, kufi I cili është vendosur që në vitin 1962 dhe ka mbetur i pa ndryshuar edhe sot. Sugjerimi nga OBSH është që niveli ideal i nitratit në ujin e pijshëm duhet të jetë 0 mg/L.
Mënyra e vetme për të qëndruar larg nitrateve është duke qënë të vëmendshëm për cilësinë e ujit që konsumojmë, dhe duke përzgjedhur ujë me zero nitrate. 

https://qafshtama.com/

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump