'Gjatë këtij rrugëtimi gjeta vëllain tim'/ Sabiani publikon këngën e re dhe të gjithë e dimë kush është 'muza' e tij!

'Gjatë këtij rrugëtimi gjeta vëllain tim'/ Sabiani publikon këngën e re dhe të gjithë e dimë kush është 'muza' e tij!

Sabiani dhe Iliri

Miqësia e Sabianit dhe Ilirit në ‘Big Brother Vip’ është një ndër detajet që do të mbahet më shumë mend pas spektaklit.

Sabiani ka publikuar këngën më të re, e cila i dedikohet rrugëtimit të tij relativisht të gjatë në “Big Brother VIP”. Kënga titullohet “Për Ju” dhe vjen në bashkëpunim me Helios.

Kënga është publikuar edhe me një klip ku në hyrje të tij del momenti ku Iliri thotë “e ka bërë për mua këtë” dhe momenti kur Sabiani i thotë “të gjitha për ty janë”.

Në përshkrimin e këngës këngëtari ka preferur të 'thurë' edhe dy rreshta të tjerë përpos vargjeve lirike kushtuar shtëpisë së Big Brother me protagonist Ilirin.

Gjatë këtij rrugëtimi, të cilin Sabiani e quan një testim si dhe një përfaqësi përpara publikut, artisti thotë se ka marrë një çmim mjaft të madh, atë të dashurisë pa kushte që i falën brenda shtëpisë. 

'Hyra në Big Brother për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtetë. Çmimi është dashuria që jepni ju pa kushte. Malli për fëmijet e mi dhe gjetja e një vëllai gjatë këtij rrugëtimi', shkruan Sabiani 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)