Sadiku tregon pengun për 2016 dhe
beson: Shqipëria arrin vendin e dytë

Sadiku tregon pengun për 2016 dhe<br />beson: Shqipëria arrin vendin e dytë
Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Armando Sadiku beson se Shqipëria mund të kapë vendin e dytë në eliminatoret e Botërorit të Rusisë.
 
"Mund të jetë një moment që ekipi mund të jetë i lodhur nga përgatitja me skuadrat e tyre, por nuk mendoj se asnjë prej futbollistëve futet në fushë me uniformën e kombëtares dhe nuk jep 100%.
 
Këtë ta harrojë çdo kush që e mendon. Atmosfera është shumë e mirë. Unë besoj se mund ta arrijmë vendin e dyt
ë” thotë Sadiku .
 
Përsa i përket ndeshjes me Italinë, Sadiku shprehet se është gati për të qenë në fushë, ndërsa ndjen keqardhje që u vendos të luhet në Palermo.
 
Më ka ardhur shumë keq që luhet në Palermo. Besoj se do të jenë të pranishëm edhe në Palermo, akoma edhe më të shumtë. Ne jemi një popull që kemi mendësi sa do më e madhe të jetë vështirësia, aq më shumë luftojmë për ta kapur. Kështu që besoj që edhe atje do jenë të shumtë shqiptarët", shprehet Sadiku për Top Channel.
 
Pengu më i madh për elbasanasin duket se është fakti që nuk lëvizi nga Zyrihu në Kategorinë e dytë në Zvicër.
 
Normal që për disa gjera jam penduar, por tashmë nuk kanë më rëndësi. Koha nuk kthehet prapa, do të përkushtohem aty 100% më pas do të shohim, ka kohë deri më 31 janar”, shprehet sulmuesi i kombëtares kuqezi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid