Saimir Tahiri bëhet për herë të dytë baba, emri i rrallë i djalit...nuk i 'ndahet' origjinës (FOTOJA e ëmbël)

Saimir Tahiri bëhet për herë të dytë baba, emri i rrallë i djalit...nuk i 'ndahet' origjinës (FOTOJA e ëmbël)

Saimir Tahiri është bërë baba për të herë të dytë. Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka sjellë në jetë djalin të cilin e kanë quajtur: Goliku. Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka ndarë në rrjetet sociale foton me të birin e porsalindur. "Im bir Goliku", shkruan ai.

Drini është djali i parë i çiftit Tahiri që tashmë familjes së tyre ju shtua pjesëtari më i ri.

Por çfarë domethënie ka Goliku? Goliku është mali më i vjetër në Tepelenë, qytet prej nga është me origjinë edhe Tahiri. 

Mali i Golikut, ndodhet në pjesën jugore të rrethit të Tepelenës. Ngjitja bëhet nga fshati Lekel dhe nga Peshtani. Në këtë mal është zhvilluar një nga betejat më të njohur mes Italisë dhe Greqisë dimrin e vitit 1941, ku humbën jetën mijëra të rinjë.

Banorët tregojnë se lufta u zhvillua mes dëborës dhe acarit ku shumë vdiqën edhe nga uria. Më së shumti ata që kanë humbur jetën janë të rinj, të moshës 17 – 25 vjeç, të detyruar nga ligji i luftës për të marrë pjesë në betejë. Shifrat janë të ndryshme. Thuhet se gjatë përballjes Italo-Greke në majën e Golikut kanë humbur jetën mbi 8 mijë djem.

Ushtarët e vrarë janë varrosur qarkun e Gjirokastrës në Këlcyrë dhe Bularat.

6/2
G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 20/04/2019 00:40

    Tju rroj me jete te gjate e te bukur u rrit me nene e bab

    Përgjigju
  • LORA: 19/04/2019 23:08

    Cdo bebe qe vjen ne jete eshte nje mrekulli e shenjteruar. Qofte i shendetshem dhe i gezuar ne familjen e tij Goliku.

    Përgjigju
  • CaBone: 19/04/2019 22:34

    Me jet te gjat e te rritet me nen e bab. Kta jan mrekullit e jetes. Shijoje cdo sekond me ate Engjell te vogel Saimir.

    Përgjigju
  • eni: 19/04/2019 21:04

    me jete te gjate u rrite si princ prane prinderve te tij urime

    Përgjigju
  • USA: 19/04/2019 19:58

    Me jete e me shendet,paste fatin e shume femijeve qe nuk kane prinder politikane.Jeta personale familjare eshte problemi juaj.

    Përgjigju
  • Like: 19/04/2019 18:44

    Me jete te gjate dhe suksese ne jete

    Përgjigju
  • Lexues: 19/04/2019 18:28

    Dini ndonje mal te ri ju qe e quani malin me te vjeter????

    Përgjigju
  • Rrota: 19/04/2019 18:18

    Ore te rroje ... ta kesh me jete....

    Përgjigju
    • Tironsi: 19/04/2019 23:21

      Me jete te gjate Saimiro....te rroje e te trashigoje

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot