TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat gjatë ditës së djeshme, tha se vendimi për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi është një shembull dhe përgjegjësi morale.
Gjatë deklaratës së tij, Tahiri theksoi se standardi i Qeverisë është i njëjtë dhe se zbatimi i ligjit është njësoj për të gjithë. Sa i përket arrestimit të dy zyrtarëve të Interpol Tiranës, që sipas hetimeve drejtori i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari dhe specialistja, Laureta Alla nuk kanë njoftuar autoritetet që Mark Frroku ka qenë i kërkuar në Belgjikë, Ministri Tahiri tha se kjo nuk na bën të ndihemi mirë.
Megjithatë, Tahiri tha se forca vetëkorrigjuese e policisë tregon se ligji po funksionon. Ai u shpreh se: “Përpara ligjit të gjithë jemi të barabartë dhe në respekt të këtij besimi që duam të forcojmë tek të gjithë, dimë të mbajmë qëndrimin e duhur jo vetëm ligjor por edhe moral”. Gjithashtu, Tahiri theksoi përgjegjësinë morale që Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka marrë gjatë ditës së djeshme duke u dorëhequr për të dhënë mesazhin e qartë e të fortë të dinjitetit të Policisë që po rilindin.
“Marrja e kësaj përgjegjësie është akti kuptimplotë i vullnetit tonë të përbashkët për të ndërtuar mes njëmijë e një vështirëve objektive, po edhe përballë plot pengesave artificiale të politikës së baltës, frymën e ligjshmërisë, modelin e transparencës dhe moralin e mosfshehjes para përgjegjësive që duhet ta mishërojë çdo punonjës i Policisë së Shtetit”, ka thënë Ministri Tahiri në deklaratën e tij.
Ndërkohë, Ministri Tahiri nuk “Më vjen keq që Artan Didi nuk do të jetë më në krahun tim të djathtë. Integriteti dhe kurajoja e tij ishin një aset i çmuar në këtë rrugë të vështirë rilindjeje të Policisë së Shtetit, dhe besoj një model për tu ndjekur nga punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Ashtu siç më vjen mirë që sot atë e njohën si një qytetar besnik të ligjit e të vlerave morale edhe ata që deri dje nuk dinin asgjë për të”, ka thënë në fund të deklaratës së tij Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com