Saimir Tahiri në burg, avokati Haxhia në 'Report Tv': Vendimi i marrë më parë, ishte organizuar çdo gjë! Gjyqtarët nën presion për ta dënuar! Shkojmë deri në Strasburg

Për avokatin e Saimir Tahirit, Maks Haxhinë, ka dyshime se vendimi i Apelit të GJKKO, që dënoi atë me 3 vite e 4 muaj burg, ishte i marrë që para se të shpallej nga trupa gjykuese. I ftuar në emisionin 'Studio Live' të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Haxhia tha se ky dyshim lind nga fakti se ekzekutimi i vendimit u bë direkt pas shpalljes së tij nga trupa gjykuese dhe se çdo gjë ishte organizuar më parë.

"Gjykata e Apelit, me gjyqtarë të rreteheve, vendosi njësoj si shkalla e parë, por çuditërisht ka dalë jashtë logjikës juridike dhe hoqi pezullimin, duke thënë që duhet të shkojë në burg. E çuditshme ishte që në kundërshtim ne praktikën, sa jepet vendimi i Apelit, sa zbardhet, për Tahirin çdo gjë ishte e organizuar më parë dhe u bë ekzekutimi i menjëhershëm. Unë duke ditur në detaje dosjen, isha i bindur se do jepej pafajësia. Gjykata nuk tha konkretisht çfarë shkelje bëri gjatë ushtrimit të detyrës dhe cila është pasoja. Nuk ka shpërdorim sepse ministri është funksion politik", tha ai.

Avokati Haxhia thekson se trupa gjykuese që dënoi Tahirin ka qenë e ndikuar dhe nën presion për ta dënuar atë me burg. Ai nuk dha emra, por shprehu me bindje se ka qenë një grup apo një individ që ka ndikuar për të dënuar me burg Tahirin, me qëllim njollosjen e figurës së tij.

"Kam kurajën ta them që ai trup gjykues ishte profesionalisht i vendosur në cilësi të larta, nuk mund të them që janë të paaftë. Atyre gjyqtarëve që e njihnin dosjen në detaje, është e pafalshme të merrnin atë vendim. Ata lejuan të mendohet se diçka ka ndodhur në seancën e fundit në momentin që ata kanë folur në dhomën e këshillimit. Unë jam i bindur se ai trup gjykues ka qenë i ndikuar dhe në presion për të marrë këtë vendi. Qëllimi është, nisur nga fakti se dosja e Tahirit në përbërje të saj ishte një hap i sigurt në Gjykatën e Lartë që do merrej pafajësi, për mua segmente apo individë, ky grup që ka hyrë donte njollosjen e Tahirit dhe futja në burg e tij eja vështirësonte punën, e vinte Gjykatën e Lartë para faktit se dikush është në burg dhe duhet të matemi mirë për të marrë një vendim dhe realizoi veçimin përfundimisht nga politika sepse u njollos. Kjo bën të arrijmë në përfundimin se vendimi nuk është shprehje vullnetit të trupës së gjyqtarëve. Unë po të kem të dhëna të sakta e them që është ky grup apo ky individ", tha avokati.

I pyetur mbi gjendjen e ish-ministrit, i cili po vuan dënimin në burgun '313', Haxhia tha se ai është një karakter i fortë. Po ashtu avokati bëri me dije se ata do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO, duke shtuar se çështjen mund ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

"Tahiri është një karakter i fortë. Ai i analizoi të gjitha mënyrat si mund të shkonte drejtimi, mund të ishte dhe kjo. Plani i parë është pafajësia. Ne do bëjmë rekursin, presim vendimin e argumentuar të gjykatës për të parë detajet dhe mbi atë do bëjmë rekursin e detajuar. Ne do i shikojmë mundësinë ta çuar në Strasburg . E ardhmja e kësaj çështje është drejt pafajësisë", theksoi Haxhia.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".  Ndërkohë, 2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua nga Report Tv, dy ditë pas vendimit që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm. 

Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishtë kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore. Ndërkohë që edhe gjyqtari tjetër Florjan Kalaja ishte në konflikt interesi. Vëllai i tij Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe gjithnjë ka mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj Saimir Tahirit.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Jonida Sheshi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, Maks Haxhia tregon çfarë i tha Saimir Tahiri pas vendimit të Apelit të GJKKO

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, vendim që ai nuk e priste, e megjithatë e gjente forcën për t'i dhënë kurajë avokatit të tij, Maks Haxhisë. Këtë e bëri të ditur ky i fundit në studion e emisionit 'Studio Live', ku u shpreh se Tahiri i kishte thënë pas vendimit se do ta kalonte 'edhe këtë dallgë'

"Ai më jepte kurajë mua dukë më thënë që ky është një fakt tashmë, nuk duhej të ndodhte, por ndodhi, por do ta kalojmë siç kam kaluar edhe shumë dallgë. Edhe unë fillova të mendoj ndryshe, ka një baba të sëmurë, një nënën, një grua me dy djem. Nuk është Saimir Tahiri për t'u futur në burg, nuk është ajo kategori", tha Maks Haxhia.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 08/02/2022 20:46

    Perpara se ta cosh ne Strasburg me argumente qe na "preken shpirtin" Na e shpjego dhe njehere sesi e perfitove falas per shkollen e avokatures dhe sa ja shite shtetit Polin e Drejtesise mbrapa fushes se aviacionit, sa milion euro perfitove nga hici o Maks Haxhia? Ne te shkuaren perdorje si truproje dhe gjoja asistent nje nga trafikantet me te eger te rruges se kavajes, ai qe e vrane tek ish fusha e druve. Ehh more Maksi dhe sa te tjera ke ne kurriz ti. Ti je fiks avokat per Tahirin, jeni nga i njejti brum. Tani shko ha darke falas tek Vila 100 e Tahirit ne baldushk.

    Përgjigju
  • Juristi: 08/02/2022 19:25

    O avokat mos prano me pyetje idiote, por thjesht orentoi tek prokuroria italine qe hetoi dhe beri pergjimet. Italianet e shpallen te pafajshem Tahirin, as ne pyetje nuk e moren. Edhe thuaje hapur ate qe e di gjithe Shqiperia. Nuk ishte drejtsi, Tahiri u be kok turku per ti hap rrugen te tjereve. Taktike e vjeter kjo, por thjesht e bene shume trashe.

    Përgjigju
    • Juristi prej verteti: 08/02/2022 20:48

      Qe ne kohet e lashta ekziston postulati "Nuk ka pyetje idiote, vetem pergjigje te tilla". Ne Itali magjistratura funksionon sipas "Roman Law" ose "Civilian Law" ashtu si dhe ne Shqiperi. Ne fakt, legjislacioni shqipetar penal eshte deri diku nje kopje e perkthyer keq e atij Italian. Sidoqofte, edhe ne Itali fajsia apo pafajsia vendoset nga nje gjykate kompetente, e krijuar me ligj dhe pas nje procesi te rregullt ligjor. Pra, jo nga prokuroria. Koke turku??? Po e kujt? Kush ishin ose jane te interesuarit per te perdorur denimin e nje "koke idioti" si ajo e Tahirit? Ky individ u denua pak, patur parasysh se si kanabizoi Shqiperine. Ne fakt, me te duhet te ishin denuar mga Kryeministri e gjithe minostrat pergjegjes! Kjo po, kjo eshte drejtesi e zbatuar keq.

  • BENI: 08/02/2022 18:59

    KUSHEDI SA LEKE KE MARRE O MAKS ,,,PER TE MBROJTUR TAHIRIN,,POR NUK KE SESI MBRON TAHIR ,,KUR AI I JEP MAKINEN E VET TRAFIKANTEVE,,,MEGJITHESE DUHET TE THEMI SE NE AMERIKE HASHASHI SHITET NE DYQANE KUDO,,,DUHET TE BEHET LEGALIZIMI I HASHASHIT,,,DHE CMIMI I TIJ SHKON SA NJE PAKETE CIGARE,,,EDHE DUHANI TE VDES,,,DHE SHITET LEGALISHT....

    Përgjigju
    • Une: 08/02/2022 19:21

      Na thuaj ti qe merr vesh me shume se Maksi.. ne cilen vende te botes denohet tjetri se ju shet makinen trafikanteve? Pse jeni kaq te mbaruar o zot.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike