Sajoi sulmin e të motrës nga shqiptarët, gjykata greke dënon kapitenin e Manchester United

Sajoi sulmin e të motrës nga shqiptarët, gjykata greke dënon kapitenin e Manchester United

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke për sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij.

Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.

Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë greke.

Avokati grek i policëve të sulmuar nga Maguire tha se ylli i Manchester United duhet të ulë kokën me turp, për ‘shpikjen e një mali gënjeshtrash’ për “shqiptarët që u përpiqën t’i sulmojnë motrën”.

Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan është duke marrë pjesë në gjykimin, që po zhvillohet në Greqi.

Maguire, 27 vjeç, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar – vetëm disa orë pasi ai mori mbështetjen e menaxherit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili këtë pasdite e thirri në skuadrën kombëtare.

Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, i përfshirë në ngjarje, i thanë MailOnline: "Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një mal gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje. Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe  bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre. Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë