Sala Saliu

Sala Saliu

Sali Berisha

Pyete; Cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike ? Po tu përgjigj “Sala”, përpara ke një azgan djalë. Shqiptar i kulluar që sheh punën e vet. Banon, të themi, diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion. Me punë të madhe ka ngritur një fermë të vogël. E ka të qartë se shteti i Salës është shteti i punës që favorizon llërëpërveshurit, dhe jo si shteti i kurvit që ishte shtet i spiunllëkut që favorizonte dembelët, llafazanët. Ka ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot. Rrotull ka të ardhur nga rrethet që kanë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha se të tijën.

Por nuk i sheh me zili. Se ata kanë punuar në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ky që tu përgjigj "Sala", në Greqi. Është besimtar. Mban fshehur një kalashnikov dhe ca fishekë. Lodhet nga puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy. Me celularin dhe Internetin nuk merret. I duken gjëra jo serioze. I bëhet zemra mal për “Rrugën e Kombit”. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort’ mirë punët. E deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk llap për politikë. Pret ditën e votimit. Kur dëgjon se Partia Demokratike ka miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër komunistave, spiunave. Deri në mitingun tjetër nuk llafoset nuk mburret. Vazhdon punon, jeton, mbars gruan. Habitet me ata që Salën e quajnë Saliu por Edin nuk e quajnë Ediu.

Ama po e pyete tjetrin; Cili është Kryetari i Partisë Demokratike ? dhe të tha “Saliu”, tabloja është krejt tjetër. Përpara ke një monstër. Nëse nuk ka qënë vetë spiun sepse është tepër i ri, e pamundur të mos e ketë pasur spiun babanë a xhaxhanë a ndonjë tjetër. Banon, ta zemë, në një fshat andej nga Mallakastra. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin. Mburret se në kohën e kurvit s’ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar. E thërrisnin shpesh në Tepelenë ose në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon t'i thotë hapur. Nuk është besimtar. Me Zotin s’e lidh asgjë. Ka ngritur vilë të madhe që e ruan me 32 kamera jashtë e brenda. Nuk ja kanë zilinë.

Të gjithë e dinë se vila e tij nuk është hallall, është harram. Mbjell hashish në parcela larg fshatit nëpër ca gryka. Ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy fëmijë hashishomanë që sillen nëpër fshat si në jerm. Bën gjithë kohën propagandë kurviste në stilin; “Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë”. Urren Kosovën, kosovarët, “Rrugën e Kombit”, “malokët”, dhe gjithçka shqiptare. Mëngjezeve u telefonon televizorave ku lëshon kushtrime komuniste antishqiptare të tipit; I bëj thirrje shteteve të botës kundër Saliut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • blendi ...ziu: 21/02/2019 15:06

    Doni me per ...Edison (RR)YPIN ?!!!

    Përgjigju
  • nini: 21/02/2019 09:10

    Mullah Edisoni, me vjen shume keq te paska marre mullah Saliu me vehte. Behu i fort

    Përgjigju
  • Futja kot: 21/02/2019 08:39

    Perralla me lesh..,e shendetja prej nesh!

    Përgjigju
  • lirie: 21/02/2019 06:33

    Opozita eshte nje force e lindur dhe e krijuar me shume sakrifica per te jetuar brenda institucioneve demokratike. Nese ate e marrin me perdhune (kushdo qofte ai qe e ben kete gje), dhe e nxjerr jashte institucioneve atehere synohet te diktohet ne vend cdo rend tjeter pervec atij demokratik.

    Përgjigju
  • mond: 20/02/2019 23:14

    shume shkurt i ke rene o Ypi,po na i nxjerr malesoret burra dhe ata te jugut kurva?!?!?!? Sales i pelqen puna? prandaj nuk la fabrike e ndermarrje ne kembe sa erdhi ne pushtet, e coptoi dhe token ne 400000 copa te vogla qe nuk ka asnje mundesi per investime dhe akoma te paregjistruara jane, me pak fjale rrumpalle, ate po e ka me qef ai pa tjeter gje ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën