Tirane- Kryetari i PD-së Sali Berisha njofton datën tjetër se kur do të jetë protesta, si pjesë e ‘mosbindjes civile’ të nisur pas dënimit me burg të ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00 në Shkodër aty ku një ditë më parë qyteti u trondit nga një atentat i mirëorganizuar që i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i saj.
“Të shtunën në orën 12:00 në Shkodër solidaritet me qytetarët e këtij vendi. Duhej të ishte bërë në Tiranë por do i shprehim solidaritetin tonë qytetave të Shkodrës për të cilën Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllimin e vetëm të mbledhin vota. Kërkon që votat ti sigurojë me Bajret e bandat e tyre kriminale.
Ora 12:00 në Shkodër, solidaritet mbështetje qytetare për banorët e qytetarët fisnikë të Shkodrës.
Berisha replikoi dhe me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, i cili tha se policia po punon për arrestimin e autorit
Shkodra e Policia e di mirë kush është atentatori. Pyet ministrin pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit. Jovetëm që nuk e arrestuan por nuk i shkuan një herë të kontrollonin shtëpinë e tij edhe pse e kishin të filmuar”
Deri tani opozita ka mbatjur dy protesta të cilat i ka quajtur si pjesë e aksionit të saj të mosbindjes civile. Njëra më 7 tetor me hedhjen e molotoveve drejt institucioneve dhe selisë së PS-së e tjetra më 29 tetor me bllokimin e 6 rrethrrotullimeve në akset kryesore nacionale të vendit.
S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2165
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Betlehemi i gjallë' vendoset në skenë në Hajmel, shfaqja e ritualit të Krishtlindjes tërheq qindra vizitorë (VIDEO)
2 Janar, 19:28
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Deklaratat e Bardhit: Nëse Berisha është kryetar i PD dhe kandidat për kryeministër në 2025, unë largohem nga politika (VIDEO)
2 Janar, 12:04
-
Shkodër/ Qytetarët presin në shesh ndërrimin e viteve me koncert dhe fishekzjarre, edhe kryebashkiaku Beci prezent
1 Janar, 00:18
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 16:06
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 09:20
Qytetarët e Shkodrës po e shikojnë mirë transformimin e qytetit që nuk është bërë asnjëherë nga Sali non grata,vetëm shpellarët do tju binden...
Përgjigju