Nga Korça, ku sallën e mbushi plot me demokratë, ish-deputeti Ervin Salianji pati mesazhe të forta kundrejt lidershipit të Partisë Demokratike, por edhe kryeministrit Edi Rama. Përgjegjësinë për humbjen e sheh tek kupola e partisë, duke ngritur pyetjen e drejtpërdrejtë: “mirë zgjedhjet i vjedh Rama, po sheshet përse i kemi bosh?”. Akuzoi edhe “rrogëtarët” në Partinë Demokratike se po mbajnë peng partinë dhe demokratët për interesat e tyre personale.
“Me këtë energji, me këta njerëz kemi arritur që në 2021 zonën ta fitonim dhe ta mundim Ramën dhe të arrinim rezultat barazim. Me të njëjtat kushte represioni, që Rama ka përdorur gjatë vjedhjes së zgjedhjeve, të Peleshit dhe shokëve të Peleshit, ne dhe ju i kemi marrë para. Po tani a është vetëm faji i atyre që na vodhën sipas nesh, apo ka përgjegjësi edhe lidershipi i PD. A ka përgjegjësi dikush? Dakord jemi ne që Rama i vjedh zgjedhjet, po sheshet kush na i vjedh që t’i kemi bosh, a kemi përgjegjësi ne për këtë? PD dhe demokratët, por jo vetëm demokratët, por 500 mijë opozitarë s’mund të jenë peng i 50 rrogëtarëve që duan të mbajnë PD peng, të përgjumur, të nëpërkëmbur. Interesi i demokratëve është të fitojnë zgjedhjet, interesi i rrogëtarëve janë privilegjet personale”, tha Salianji.
Ndonëse Sali Berishën dhe Flamur Nokën nuk i përmendi me emër, akuzat duket se i kishte drejtpërdrejtë me ta, të cilët e kanë akuzuar edhe për lidhje me krimin e organizuar dhe për takime me axhendë personale. Salianji u kujtoi humbjet që prej vitit 2013, por edhe dy standardet në raport me drejtësinë.
“Demokratët në çdo qytet janë të qartë se çfarë duhet për PD, lidershipi i PD është i paqartë, paradite kërkon bashkim, pasdite ofron përjashtime, paradite mbron drejtësinë, pasdite sulmon me libër shtëpie SPAK, paradite shajnë oligarkët, pasdite s’kanë fjalë për paqen fiskale dhe amnistinë fiskale që fitojnë vetëm oligarkët dhe ata që ja kanë hedhur shtetit. Në mëngjes thonë që avokati i popullit u zgjodh nga Rama, pasdite nuk thonë asgjë kur avokatja e popullit e propozuar nga PD merr funksion nga Rama”, tha Salianji.
Salianji tha se nuk do t’i ndalë takimet me demokratët dhe se PD-së i duhen revolta në shesh dhe turizëm protestash, siç ai i cilësoi protestat e Berishës me ata pak militantë në bulevard.
“S’mund të ecim me këtë paqartësi strategjike, ku gjithë paraditeve PD të thotë që SHBA do ta heqin Ramën, pastaj Ramën nuk e heqkan dot as SHBA dhe as drejtësia. Ramën e heq SHBA, drejtësia dhe ne që duhet ti japim dërrmën e fundit. S’mund të themi në 4 vite që do ta rrëzojmë sot Ramën dhe pastaj të bëjmë vetëm turizëm protestash bulevardi që nuk i shërbejnë PD. PD i shërben revolta, përballja përplasja me qeverinë, largimi i Ramës”, tha Salianji.
Akuza lëshoi edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka paguar që demokratëve tu shkojnë mesazhet ku u kërkohet që mos të marrin pjesë në takimet e Salianjit, duke u shkruar se ai bashkëpunon me krimin.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se PD mbledh sot para Kryeministrisë 3 herë më pak njerëz se shoqata e gjuetisë së Korçës.
Komentet Salianji i bëri gjatë një takimi me demokratët në Korçë, ku hodhi akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për të cilët tha se e kanë çuar partinë nga humbja në humbje.
Salianji kujtoi një protestë të anëtarëve të shoqatës së gjuetisë së Korçës para Kryeministrisë në vitin 2021, për të kundërshtuar moratoriumin e qeverisë dhe tha se ai tubim mblodhi rreth 200 persona, që sipas tij janë 3 herë më shumë sesa mbledhin sot ‘foltoret’ e PD-së.
Ish-deputeti shtoi se PD nuk duhet të mbledhë kaq pak persona në protesta, pasi përballë skandaleve që sipas tij kanë kapur qeverinë, populli opozitar duhet të ishte i gjithi në shesh.
“Po si mos të reagojmë ne kur më kujtohet, sepse kam qenë me disa prej jush miq, në vitin 2021 kur kërkoi takim shoqata rajonale e gjuetisë Korçë. Kishin shqetësim për moratoriumin e vendosur nga qeveria për ndalimin e gjuetisë.
Dhe thanë ‘do reagojmë, nuk duam ndihmë nga ju si parti, duam ta tregojmë vetë forcën. Por nëse ju fitoni, na ndihmoni në Parlament për ta hequr moratoriumin e gjuetisë. Dhe do ta shihni sa njerëz do mbledhim’. Dhe vendosën që as si shoqatë rajonale e gjuetisë të mos e bënin, por vetëm dega Korçë. Dhe shoqata e degës së Korçës së gjuetisë mblodhi 200 veta për të protestuar.
Ndërkohë PD nuk e kupton pse ka problem që mbledh 3 herë më pak së Shoqata e gjuetisë para Kryeministrisë, ndërkohë që gjithë populli opozitar, gjithë qytetarët shqiptarë, janë të pakënaqur nga qeveria e Ramës. Ne miq nuk mund të mbledhim më pak njerëz se Shoqata e Gjuetisë së Korçës”, tha mes të tjerash Salianji.
Ervin Salianji iu përgjigj edhe akuzave në drejtim të tij se bashkëpunon me krimin. Në një takim me demokratët e Korçës, së cilëve një ditë më parë u kishte mbërritur një mesazh që mos të merrnin pjesë në takim, Salianji tha se mesazhe të tilla po ua dërgon pushteti i Edi Ramës.
“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi, as nuk kisha plan, as nuk kam plan të ndaloja takimet me demokratët, se është një rrugë pa kthim për ripërtëritjen dhe ngritjen e PD. Kjo pjesëmarrje, kjo energji, na mbush me shumë forcë për ta vazhduar para, na jep zemër dhe frymë për të bërë realitet atë që demokratët duan, për të sjellë rrotacionin dhe për ta bërë PD fituese. Të gjithë ju keni marrë një mesazh që nuk është as nga Korça, se nuk është as në dialektin e korçar. Ai mesazh është dërguar nga Rama, se vetëm ai mund të këtë 20 mln lekë për çdo takim për t ëmbush me emesazhe gjithë dynjaën që takimi organizohet nga krimi i prganizuar. Jo zotëri, lidhet me krimet të faktuara i kanë personazhet e tjerë në qeveri që i kam denoncuar me emër e mbiemër. Jo vetëm në parti, që i dimë shumë mirë se cilët kanë probleme, por këtë këtë takim s’e ka organizuar krimi, por partia e organizuar që i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore”, tha Salianji.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kësaj radhe u ndal në një takim me demokratët e Korçës, nga ky i çoi një mesazh lidershipit të PD-së të cilët e kanë akuzuar se po zhvillon takime për interesa personale. Salianji i kujtoi Sali Berishës dhe Flamur Nokës se prej 13 vitesh Rama i ka dërrmuar në çdo palë zgjedhje.
“Si mundet të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mund Ramën dhe jo këta që kanë që në 2013 që Rama i dërrmon në çdo palë zgjedhje, PD e ka ende forcën brenda vetes për të bërë ndryshimin, për të bashkuar çdo demokrat të pakënaqur. Këtë e kemi parë ën Durrës, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër dhe sot në Korçe. Ne kemi në fokus vetëm një element, si të gjemë mekanizmin e duhur ta rrëzojmë qeverinë e Ramës”, tha Salianji.
Bravaldi Xhafka, sekretari organizativ i degës së Partisë Demokratike në Korçë, ka bërë thirrje për ringritjen e PD-së, gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të foltores së Ervin Salianjit. Në fjalën e tij, Xhafka theksoi se demokratët nuk janë mbledhur kundër Partisë Demokratike, por për ta shpëtuar dhe për t’i rikthyer identitetin e saj.
Ai deklaroi se PD nuk po funksionon siç duhet dhe se shumë demokratë janë lënë mënjanë, pavarësisht kontributit të tyre ndër vite. Sipas Xhafkës, partia nuk është pronë e askujt, por u përket anëtarëve dhe mbështetësve të saj.
“Mirë se erdhe në Korçën e zemrës zoti Salianji. Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Ka njerëz dhe demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por nuk janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale”, u shpreh ai.
Xhafka theksoi se meritokracia duhet të jetë themeli i ringritjes së partisë, duke nënvizuar se ajo nuk është një koncept luks, por kusht i domosdoshëm për fitore. Ai kritikoi servilizmin brenda strukturave partiake, duke thënë se në këto kushte PD nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve.
“Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Kemi njerëz të lënë mënjanë, demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por s’janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale. Ne kemi nevojë për një PD që hapet nga besimi. Meritokracia nuk është fjalë luksi, por kusht për fitore.
Nuk mund të kërkosh votën e shqiptarëve, kur brenda nesh ekziston servilizmi. Ky takim nuk është kundër PD-së, por për ta shpëtuar PD-në. Për sa vjet duhet të kalojë që të jetë momenti i duhur? PD nuk është krijuar për të qenë e qetë. Unë nuk pranoj që Korça të jetë bastion i humbjes. Ne nuk jemi parti muze, por shpresa e shqiptarëve. PD ka lindur për të fituar dhe jo për të qëndruar te fasada”, tha ai.
Nga Korça, Ervin Salianji akuzoi lidershipin e PD-së për sjellje me dy standard me drejtësinë. Ai kritikoi edhe protestat e opozitës në shesh, duke thënë se PD nuk ka nevojë për turizëm protestash, por për revoltë.
“Takimet me demokratët shqetësojnë Ramën, staus qouja në PD i intereson vetëm Ramës. Demokratët në çdo qytet janë të qartë se çfarë duhet për PD, lidershipi i PD është i paqartë, paradite kërkon bashkim pasdite ofron përjashtime, paradite mbron drejtësinë, pasdite sulmon me libër shtëpie SPAK, paradite shajnë oligarkët, pasdite s’kanë fjalë për paqen fiskale dhe amnistinë fiskale që fitojnë vetëm oligarkët dhe ata që ja kanë hedhur shtetit. Në mëngjes thonë që avokati i popullit u zgjodh nga Rama, pasdite nuk thonë asgjë kur avokatja e popullit e propozuar nga PD merr funksion nga Rama. S’mund të ecim me këtë paqartësi strategjike, ku gjithë paraditeve PD të thotë që SHBA do ta heqin Ramën, pastaj Ramën nuk e heqkan dot as SHBA dhe as drejtësia. Ramën e heq SHBA, drejtësia dhe ne që duhet ti japim dërrmën e fundit. S’mund të themi në 4 vite që do ta rrëzojmë sot Ramën dhe pastaj të bëjmë vetëm turizëm protestash bulevardi që nuk i shërbejnë PD. PD i shërben revolta, përballja përplasja me qeverinë, largimi i Ramës”, tha Salianji.
Ervin Saliaji ka nisur takimin në Korçë. “Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë.
Anëtar i forumit Rinor të PD në Korçë, Anxhelo Pela gjatë fjalës së tij tha se rinia ka pasur një zhgënjim nga klasa politike 35 vjeçare.
‘Sot është kthyer në betejë ekzistenciale për popullit shqiptar. Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. PD është një figurë që gjithmonë ka prodhuar ide dhe figura të reja. Duhet të ofrojmë model të besueshëm dhe me intelekt dhe jo me sharje. A mund të rimëkëmbet PD , vetëm nga të vjetrit? Edhe unë mendoj që jo.
A mund të rimëkëmbet PD vetëm nga të rinj? Unë mendoj që PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë. Nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe, unë ndjehem dyfish më i përjashtuar se ai. Ndaj nëse dikush pretendon se sigla e PD po përdoret për qëllime personale i ftoj të shohin këtë sallë të mbushur plot”, tha ai.
Komente











O demokrat bashkekohor qe te largosh perden e erret te demokrateve qe i ndan me popullin deklaro publikisht se dojesh Salianji i mitigjeve te sotme, dhe ne te ardhmen nuk do jesh nje Sali, Lul etj. Nuk do pranosh te jesh ne poste si kryetar partie, kryeminister, president ozse polic dhe do jesh ky qe je sot, nje shqiptar demokrat i ndershem. Kjo do vinte ne levizje opoziten e friksuar dhe popullin.
PërgjigjuDo ndryshoj dhe rinohet opozita me salianin e denuar per shpifje. Aman mos na hapni barkun
PërgjigjuKa mbaruar e djathta PD. Me siguri fundi I nje epoke ! Tashme do të jete kohe per politikan te rinj nga Shqipëria nga student Vendas me protesta massive apo intelektual te permbytur etj etj
Përgjigju