Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat përpara Ministrisë së Brendshme për të evidentuar mungesën e sigurisë në vend, pas rasteve kriminale të ditëve të fundit.
Salianji në deklaratë gjithashtu denoncoi, sipas tij, përfshirjen e policisë në cështje të interesave private, me urdhëra politike të kryeministrit, duke i’u referuar ndalimit të vendosjes së semaforit në rrugën “Asim Vokshi” nga ana e këtij institucioni.
Më poshtë deklarata e plotë e Koordinatorit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.
“Në kulmin e sezonit turistik, në dy prej plazheve më të frekuentuara të vendit, kanë ndodhur dje dy ngjarje të rënda kriminale. Në Velipojë, përplasja me armë mes bandave, ka shkaktuar plagosjen e një turisteje Çeke duke sjellë panik mes pushuesve. Në Dhërmi, vrasja e një të riu, gjetja e trupit të një të riu, ka sjellë ankth dhe pasiguri tek pushuesit e zonës. Ndërkohë që ngjarjet kriminale kanë pushtuar Shqipërinë, Policia e Shtetit, me urdhër politik dhe për interesa private, ndalon punët publike në Tiranë për interesa të Kryeministrit. Aty ku ka forca të shumta policie, për të ndaluar këto punë publike, sot, në mes të ditës, në mes të Tiranës, grabitet me dhunë një grua. Kryeministri të mos ndalë pushimet për ti bërë opozitë Opozitës në Facebook sepse ky nuk është shqetësim për të përfituar kapital politik por është shqetësim i banorëve, i qytetarëve, i gjithë shqiptarëve për të patur më shumë rend dhe siguri publike në vend“- tha Salianji në deklaratën përpara Ministrisë së Brendshme.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO