ELBASAN - Mbledhja e fundit e Kryesisë së Partisë Demokratike ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju, dhe 15 minuta gjyq për Ramën e Ballukun.

Kështu u shpreh Ervin Salianji në takimin e tretë të "Foltores" së tij,  të zhvilluar pasditen e sotme me anëtarë të Degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Ish-deputeti demokrat tha se mbledhjet e organeve të larta të selisë blu janë kthyer në seanca gjyqësore për demokratët që mendojnë ndryshe nga kupola e partisë, dhe jo në arenë propozimesh e idesh për organizimin e aksioneve opozitare me qëllim largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Por, krahas 'denoncimit' që Salianji i bëri Kryesisë para anëtarësisë së PD-së, ai u bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe të furishme në protestën që Sali Berisha ka organizuar më 22 dhjetor para kryeministrisë.

"Në datën 22 dhjetor, e gjithë energjia e kësaj salle dhe e sallave në çdo cep të Shqipërisë duhet të përplaset para mureve të Kryeministrisë",- tha Salianji.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura që Kryesia e Partisë Demokratike zhvillloi të shtunën e 13 dhjetorit, kryedemokrati Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshënm Flamur Noka u përplasën me tone të larta me ish-deputetin, duke thënë se Foltorja e organizuar me anëtarësinë e partisë, po i shërben kryeministrit Rama.

Më i ashpër qe debati që Salianji pati me Nokën. Ky i fundit akuzoi ish-deputetin se po bashkëpunon me eksponentë të botës së krimit si Suel Çela për të organizuar takimin që zhvilloi sot në Elbasan. Nga ana tjetër, Salinji kërkoi dorëheqjen e Nokës nga Sekretar i Përgjitshëm i PD-së, duke e akuzuar për shkatërrim të kësaj force politike

Salianji zhvilloi sot në Elbasan takimin e tretë të Foltores, të nisur fillimisht në Durrës e të vijuar në Gjirokastër. Edhe ky takim i ish-deputetit me demokratë të zhgënjyer, mblodhi në Teatrin "Skampa" shumë anëtarë të Partisë Demokratike, së Degës Elbasan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Salianji takim me demokratët në Elbasan: Lëvizja jonë është të bëjmë PD-në fituese, nuk bëhet për poste e as për interesa personale

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë takimit me demokratët në Elbasan tha se kjo iniciativë nuk është për poste apo interesa personale, por për të garantuar që PD të dëgjojë anëtarët dhe të mos i braktisë ata.

Salianji u shpreh se politika në vend ka degraduar, duke mbajtur peng shoqërinë me hallet e tyre personale, duke zhbërë çdo normë, parim të demokracisë dhe duke e reduktuar politikën në çështje private.

“Shumë pyesin se çfarë duam në me këtë lëvizje, ne duam që PD të jetë fituese, fituese, fituese! Ne kemi një rrugëtim që nuk bëhet për poste, për interesa personale, por për interesin që PD të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë. Të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas këpucës. Shumë pyesin se çfarë duam në me këtë lëvizje, ne duam që PD të jetë fituese, fituese, fituese! Ne kemi një rrugëtim që nuk bëhet për poste, për interesa personale, por për interesin që PD të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë', tha ai.

Ora 19:13
Përplasja me Nokën në kryesi, Salianji e shigjeton nga Elbasani: Mungesa e burrërisë s’mund të jetë hall tjetër i PD! Fitorja s'arrihet me humbësa serial

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij pati edhe një mesazh për Flamur Nokën, me të cilin u përplas në mbledhjen e fundit të kryesisë.

Ndër të tjera, ai theksoi se fitorja nuk mund të arrihet duke pasur “humbës serial”, por me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe angazhim.

Ai u shpreh se humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ndërsa debati i liderëve duhet të jetë mbi mobilizimin e demokratëve, jo mbi arsyet pse takohen ata.

'Është e pamundur që fitorja të arrihet vetëm duke pasur humbësa serial. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera, humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ky është parimi në demokraci. Ndërkohë që debati duhet të ishte edhe në këto momente mbi mobilizimin e demokratëve, trokitjen në çdo deri, si ky takim që shërben për të mbledhur njerëz për të bërë thirrje për protestën e datës 22, drejtuesi dhe lidershipi i PD-së në vend që të jap llogari, kërkon llogari pse takohen demokratët.

Cili nen i ndalon takimet me demokratët. Kam përshtypjen se çdo nen dhe frymë që përbën PD-në, nxit që PD duhet të ketë në terren çdo përfaqësues, deputet, anëtarë kryesie. Nëse çdo dëftuesi i PD do bënte këtë që bëjmë ne me përgjegjësi të plotë në çdo cep të Shqipërisë, PD do i kishte sheshet plotë dhe do ishte force fituese. A mund  të ma thoni, si guxon dikush që ka privilegje të pamerituara, të etiketoj njerëz që prej 13 vitesh dergjen në opozitë? Edhe për shkakun tonë ata gjenden në këtë gjendje.

Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet? PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim. Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD', tha ai.