Salianji-Ballukut: Më vjen mirë që përgënjeshtroni kryeministrin! Asnjë shtet që e ka prekur sulmi kibernetik s’ja ka ulur pantallonat si Shqipërisë

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar zv kryeministren Belinda Ballukun së cilës ju përgjigj sa i përket sulmeve kibernetike ku ka thënë se kjo e fundit ka përgënjeshtruar kryeministrin. Sipas Salianjit asnjë shtet s’ka patur këtë sulm kibernetik si në Shqipëri sepse e kanë përballuar.

‘Së pari më vjen mirë që zv kryeministrja përgënjeshtron kryeministrin. Vetëm 3 ditë më pas Rama ka thënë që sistemi nuk ka arritur të shembë sistemin. Në datë 23 tha që kemi lajme të mira. Rama më 13 shtator: Nuk ka arritur agresori të ketë asnjë zhdukje të dhënash. Vazhdojmë më 10 shtator: E mbron Rama. Pra gjatë gjithë kohës kryeministri nuk e ka pranuar. Së pari kur ju ofrohet se çfarë ju ofrohet nga opozita ju nuk e thoni dot, këtu na keni çfarë kërkoni. Agresioni është në të gjitha vendet e NATO-s dhe Kosova, po ata e kanë përballuar jo si Shqipëria. Asnjë shtet nuk i kanë rënë pantallonat si Shqipërisë, se vendi ynë e ka mendjen të propaganda. Ato raportet s’ka nevojë t’i lexojmë se ka akses kushdo.’- Salianji.  

Balluku theksoi sërish se asnjë e dhënë nuk është fshirë nga sistemi. Ajo tha se opozita nuk duhet ta përdorë këtë moment për politikë, ndërsa u kërkoi bashkëpunim për këtë çështje.

“Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Dua që t’iu lexoj raportin nuk e dëshironi. Nuk lejuat të lexohej raporti. Duhet të keni parasysh që asnjë e dhënë sensitive apo jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi. Tashmë duke lexuar raportet që janë bërë publike, totalisht transparent, ky sulm ka pasur synim fshirjen totale të të dhënave. Kjo tregon që fakti që të dhënat janë dhe sistemet funksionojnë, tregojnë se pavarësisht një sulmi shumë të madh nga shteti agresor s’ia ka dalë të fshijnë sistemet tona,

Kërkojmë që opozita të mos e përdorë këtë moment, kur Shqipëria është në sulm kibernetik, për abuzime dhe goditje narrative.Në bashkëpunim me opozitën të kemi mundësi të rishikojmë disa nga aktet ligjore sa i përket mbrojtjes kibernetike. Do vijmë në komisione dhe atë që tha Salinaji do donim ta shikonim në realitet. Lejoni të bëhet transparenca”, tha Balluku.


Lajmi kryesor:

Përplasje në Kuvend/ Spiropali-Berishës: Flet për bashkim kur shkrepe 1800 plumba në bulevard! Spaho: Mos u tremb, ty nuk të vret njeri se nuk vlen


G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro