Salla fishkëlleu Eduard Selamin gjatë fjalimit në Kuvendin e PD, ja si reagoi Lulzim Basha

Salla fishkëlleu Eduard Selamin gjatë fjalimit në Kuvendin e PD, ja si reagoi Lulzim Basha

Eduard Selami gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të PD

Fjalimi i Eduard Selamit, krahas atij të ish-kryedemokratit të Kukësit, Ibsen Elezi, ishte gjithashtu një nga qëndrimet e forta në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD në prani të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Sekretari për Burimet Njerëzore në PD dhe njëherësh një nga anëtarët e grupit të punës për hartimin e statutit të PD, Fatbardh Kadilli, komentoi fjalimin e Selamit të mbajtur në Kuvendin Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fabardh Kadilli tha se fëshkëllimat ndaj Selamit ishin të papranueshëm dhe i refuzon totalisht. Ndërsa shton se ajo që ndodhi me Selamin ishte krejt ndryshe nga ajo që ndodhi me Ben Blushi në Elbasan. Ndërkaq theksoi se kreu i PD, Basha i bëri thirrje sallës të ndalonte.

Fishkëllimat ndaj fjalimit të Selamit në Kuvend nuk ishte asgjë për tu pranuar. Fishkëllima ishte për tu refuzuar totalisht. Por ka një dallim. Është tjetër gjë kur njeriu fishkëllehet se është nervoz dhe tjetër gjë kur e instrumentalizon dikush dhe e përdor. Nuk ka lidhje rasti i Selamit me rastin e Ben Blushit dikur në PS. Në rastin e Blushit ishin njerëz të tjerë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit që e fëshkëllenin.

Në rastin e Selamit këta nuk ishin të organizuar. Madje, kryetari Basha u bën me dorë pushoni. Gjithë trupa jonë e komisionit ishim duke bërë më dorë pushoni. Ata që fëshkëllenin ishin të shpëndarë lart e poshtë. Nuk ishte një grup. Ata ishin të mërzitur dhe nervozuar nga fjala dhe fjala ka të pavërteta të rënda. 

Fatbardh Kadilli, Sekretar për Burimet Njerëzore në PD

Nga ana tjetër zyrtari i PD deklaroi se Eduard Selami tha të gjëra të pavërteta gjatë fjalimit të tij përpara delegatëve të Kuvendit Kombëtar kur i kërkoi Bashës të tërhiqte paketën e ndryshimeve statutore.

Selami në atë fjalim tha të pavërteta bezdisëse. Që partia nuk ka bërë analizë. Kemi bërë analiza për të tre humbjet por i kemi bërë brenda zyrave. Po Selami a është brenda zyrave? Selami duhet ta dinte këtë gjë. Kishte edhe detyra funaksionale në fushatë. As Selami e as Topalli, as Imami, as Kulluri nuk kanë ardhur në këto analiza. Selami është gënjeshtar teksta thotë që 22 kryetarët e degëve u hoqën nga Basha. Është bërë mbledhje kryesie dhe nuk janë hequr me një të rënë të lapsit. Gënjen sepse nuk ka shkelur në parti ndonjëherë.

Fatbardh Kadilli, Sekretar për Burimet Njerëzore në PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja