Tavë me krap nga Zonja Vjollca

Tavë me krap
Përbërësit
1.2 kg krap 
Kripë dhe piper i zi 
1 lugë gjelle miell 
Vaj për skuqje 

Salca: 
4-5 kokrra qepë 
1 copë pistil (80 gr) 
1 filxhan çaji pure domate 
4 domate + 1 lugë çaji sheqer 
2 gjethe dafinë 
1 kokërr hudhër + 3 lugë gjelle uthull 
1 gotë verë e bardhë 
Kripë dhe piper i zi 
Vaj ulliri 
Përgatitja
Peshkun të pastruar mirë e të prerë në feta e marinojmë me kripë dhe piper të zi, e pudrosim lehtë me pak miell dhe në një tigan me vaj të nxehtë për skuqje e kalojmë peshkun për t’I dhënë vetëm një faqe të lehtë. E largojmë dhe e lëmë mënjëanë. 
Në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në fije. E kaurdisim qepën pa I dhënë ngjyrë, por të zbutet mirë. Shtojmë tek qepa pistilin të copëtuar, të zbutur pak në ujë, I kaurdisim së bashku duke shtuar më pas salcën e domates, 1 lugë gjelle koncentrat salce ose një filxhan çaji pure domate. E përziejmë mirë. Shtojmë domatet të copëtuara në copëza, 1 lugë çaji sheqer, e përziejmë dhe I vendosim kapakun duke e lënë domaten të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta. 
Shtojmë hudhrat, 2 gjethe dafinë, gjysmë gote ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 5 minuta. 
Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe uthull. Në një tavë shtrojmë fillimisht salcën e përgatitur dhe I vendosim sipër copat e krapit. 
Shtojmë në fund një gotë vere të bardhë, spërkasim pak peshkun me vaj ulliri që të mos thahet dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius derisa salca të mpikset siç duhet rreth 30 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur

Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur