SHBA - Aktorja amerikane, fituese e Çmimit Oscar, Sally Field më në fund siguroi një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud, më tepër se tre dekada pas marrjwn së çmimit prestigjioz të Akademisë.
 
Aktorja 67-vjeçare u nderua dje me yllin e 2 mijë e 524-rt në bulevardin e njour të yjeve në Hollivud,  për karrierën e saj 50 vjeçare.  
 
Sally Field e filloi karrierën si aktore në serialin televiziv Gidget, në vitin 1964. 
 
Ajo fitoi Çmimin Oscar për interpretimin në filmin e vitit 1979, “Norma Rae”, ku ajo luajti rolin e një punëtoreje fabrike nga një qytet i vogël, që lufton për të drejtat e sindikatave.
 
Oscarin e dytë ajo e fitoi për intrepretimin në filmin e vitit 1984 Places in the Heart, ku në qendër është një vejushë në periudhën e Depresionit të madh ekonomik në Shtetet e Bashkuara, e cila përpiqet të shpëtojë fermën e familjes së saj.
 
Sally Field kohët e fundit intrepretoi në filmin e vitit 2012 të Steven Spielbergut “Linkoln”,  në rolin e Zonjës së Parë Mary Todd Lincoln, për të cilin ajo ishte një nga kandidaturat për kategorinë e aktores më të mirë  në rol dytësor.

Marrë nga Zeri i Amerikes

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)