Samanta Karavella “videot e Ronelës
janë shaka, është shoqja më e mire”

Samanta Karavella “videot e Ronelës<br />janë shaka, është shoqja më e mire”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, thotë se videot që këngëtarja Ronela Hajati ka realizuar duke tallur atë dhe Gentën janë vetëm shaka dhe shërbejnë për prishjen e imazhit të saj.

“Eshtë shaka. Ajo video është bërë para një viti. Është thjesht një shaka mes shoqesh asgjë më shumë”.

“Videot i ka lansuar një person që ka dashur t'a prishë imazhin e Ronelës, mirëpo ato video janë vetëm shaka.

Pra, unë me Ronelën jam ashtu siç kam qenë dje në Paris, e para një jave në Tiranë, edhe sonte – ne jemi shoqe të ngushta”, u shpreh Samanta.

Ndryshe Samanta dhe Ronela kanë realizuar së fundmi disa bashkëpunime, ishte Samanta që realizoi hitin e madh “Ti se Din Se”, teksa Ronela realizoi një duet me Agon Amigën.

Samanta dhe Ronela prej vitesh janë shoqe të ngushta, teksa së fundmi vizituan edhe Parisin bashkë, aty ku perfomancat nuk munguan.


samanta dhe ronela


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues