Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Të ftuarit në “Përballje”: Interes në rritje për këtë pjesë të Evropës

 

Zhvillimet e Samtit BE-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë, u diskutuan në “Përballje”. Të ftuarit u ndalën tek plani i BE për zgjerimin me vendet e rajonit tonë, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Geron Kamberi tha se ky samit theksoi rëndësinë e rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u ndërlidhur me Bashkimin Evropian.

“Samiti i BE me BP për planin e rritjes ekonomike është në vijimësi të një serie samitesh ç’ka shpreh interesin në rritje të BE për këtë pjesë të Evropës e cila ende nuk është bashkëngjitur në BE. Plani është miratuar që në 6 tetor 2020 që përkonte me pandeminë. Një periudhë që futi në krizë një pjesë të vendeve të botës. Është një plan në 10 shtylla kryesore me 2 elemente bazë. Të rrisë konvergjencën e ekonomisë të BP me BE dhe krijon një ndërlidhje mes vetë ekonomive të Ballkanit.

Nga ana tjetër ky plan synon ta bëjë Ballkanin Perëndimor pjesë të dy axhendave si ajo e transformimit digjital dhe ajo e transformimit të gjelbër. Po sjellin ndryshime të shumta në tregun e profesioneve dhe me ndryshimet klimatike. Për të hequr dorë nga industritë ndotëse.Fakti që BE përkundrejt reformave  që bën një vend shpërblehet me paketa të gjera investimesh që vendet anëtare japin në BE. Pjesa e granteve do t’i jepet secilit vend në raport me GDP, banorët", u shpreh Kamberi.

Nirvana Deliu në lidhje Skype u shpreh se BE do të ndihmojë ato vende që shfaqin më tepër angazhim dhe vullnet për zbatimin e reformave.

“Ishte me vlerë. Shikojmë interesin e shtuar të BE edhe në pjesën ekonomike. Si forcimin i secili ekonomi të vendeve të BP, për të qenë pjesë funksionale e BE. Plani i ri rritjes në fakt tregon që kemi interes të BE për të kombinuar reformat që lidhen me shtetin e së drejtës pikërisht me rritjen ekonomike. Secili vend i BP duhet të hartojë një axhendë të reformave. Në bazë të vullnetit dhe angazhimin do të kemi dhe bashkëpunimin e BE në formën e granteve dhe kredive të buta”, tha ajo.

Dhënia e granteve nga Bashkimi Evropian shikohet me mjaft vlerësim, si Kamberi dhe Deliu theksojnë se duhet shoqëruar me zbatimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat

 

Arben Malaj në “Përballje” komentoi samitin e sotëm mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Malaj e sheh me skepticizëm atë që tha Varhelyi se ekonomia e vendit tonë do të dyfishohet në 10 vitet në vijim.

“Duhet të theksojmë që nga paketa 6 miliard, 2 miliardë janë grante dhe BERZH japin fonde me kushte tregtare dhe quhen fonde të buta dhe është mirë për prioritetet e rajonit. Ka një përmirësim ndërmjet procesit të Berlinit. Tani përfundimisht procesi i Berlinit i ka përfshirë të gjitha. Ka krijuar premisa pozitive. Problemi është që këto nuk do jenë para falas dhe do kushtëzohen në 4 shtylla. Integrimi ynë në BE, integrimi i BP me vetveten janë reforma thelbësore. Sado para që të marrin kanë probleme kritike në themelin e shtetit ligjor. Nuk do të jetë një proces i vërtetë. E kam të vështirë të pranoj që me ndihmën e BE do të dyfishohet ekonomia e vendit tonë. Në historinë e BE, nuk është klubi i vendeve të pasura. Është afruar BE me vendet e tjera se sa kanë përparuar këto vende me BE-në. Përfitimet do preken por jo në këto përmasa. Thelbi nuk duhet bërë tek shikimi i 6 miliardëshit. Thelbi duhet se sa politikë do jetë bërë tek reformat kryesore. U theksua dhe sot: Plotësoni reformat. Se përndryshe do na ndodh si Spanja, Portugalia, Greqia. Që morën ndihma nga BE dhe u shfrytëzuan për mbijetesë se sa për reforma thelbësore.”, u shpreh Malaj.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 29/02/2024 15:20

    Keta europianet ta mbushin barkun por me lugen bosh , gjithmone do te bejme thone por kane kaluar mbi 30 vjet dhe perseri jemi ne te njeten pike do te bejme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'