Samiti i BE-së, Rama: Duket se do të dëgjojmë një tjetër ‘Jo, më fal’ për hapjen e negociatave! Çfarë duhet të bëjmë ne atje?!

Në pritjen e JO-së së mundshme të Bullgarisë, Shqipëria po mendon të refuzojë pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.  Kryeministri Edi Rama ka lënë të paqartë nëse është një refuzim i pastër, por në një status në rrjetet sociale, zbulon një bisedë online që ka pasur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçvski dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

‘Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër "Jo, më fal!" do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t'u parë! Çfarë duhet bërë atje?!’- tha Rama.

Ky status i mbyllur me pyetje, lë gjithashtu pikëpyetje të mëdha, nëse deri në fund Shqipëria do ta anulojë pjesëmarrjen në samitin e së enjtes, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të marrin vendimin përfundimtar gjatë së mërkurës.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, thotë se nesër pasdite do të marrin një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen në samitin e BE-së, ndërsa shton se kanë diskutuar në lidhje me nismën Ballkani i Hapur, si nismë për të mundësuar zhvillimin ekonomik.

 “U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin e Hapur, që do të mundësojë zhvillim ekonomik shtesë. Temë ishte edhe panairi i ardhshëm për ushqim, verë dhe turizëm, që duhet të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera që kanë dalën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër”, ka shkruar Kovaçevski, Facebook. 

Po ashtu edhe presidenti i Serbisë, Alkesandër Vuçiç, thotë se nesër do të kenë një vendim përfundimtar, dhe nënvizon se së bashku po luftojnë për një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor.

‘Sot në mëngjes kam biseduar me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për samitin e ardhshëm ‘BE-Ballkani Perëndimor’ në Bruksel. Kemi rënë dakord që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, nesër në mesditë të shpallim vendimin nëse do të marrim pjesë në këtë samit. Gjithashtu shkëmbyem mendime për hapat e ardhshëm të nismës sonë Ballkani i Hapur, i cili do të mbledhë verë bërësit më të mirë nga rajoni, si dhe takimin e radhës ku do të diskutojmë shumë çështje me interes për qytetarët tanë. Së bashku, ne po luftojmë për një perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim edhe më të fortë dhe lidhje më të mira', ka njoftuar sot presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut qershorin e kaluar, ka bllokuar procesin e negociatave edhe për vendin tonë. BE ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimore, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit, arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë edhe aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Samiti i BE-së, reagon Berisha: Kërcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit Perëndimor! Qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për komentin e Ramës për pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Sipas Berishës, ky është një qëndrim sinkron në Beograd e Tiranë të cilët po kërcënojnë Ballkanin Perëndimor si dy gangsterë autokrat.

'Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon!

Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!'- shkruan Berisha.

Ora 14:46
Samiti i BE-së, reagon Tabaku: Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE

1655375193_Screenshot14.jpg

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për komentin e Ramës në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?” – shkroi Tabaku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2022 02:34

    Nese mendoni te mos shkoni si grup,se e dini pergjigjen qe do te merrni,mire beni.Nuk ia vlen te harxhosh parate e buxhetit te shtetit per nje pergjigje qe mund t'a merrni dhe me E-Mail.Nese mendoni se pas kesaj BE do te nxitoje t'ju fshije lotet e t'ju marre me te mire,mos u prifni kot.Kur nuk po nxitohen per Ukrainen e pergjakur,mendoni se do ndryshojne rregullat per ballkanasit ne paqe?!

    Përgjigju
  • sula: 22/06/2022 02:10

    DERGO MINISTRIN E JASHTEM NR BRUKSEL O RAMA,,,MOS SHKO VETE,,,,E KESHTU JE RREGULL...

    Përgjigju
  • Beeeeeeee: 21/06/2022 23:16

    Sa biznese nuk kan paguar dhe spaguajne sigurimet e skelleverve shqiptar? Me çfar rrogash jo dijnitoze paguhen sklleverit shqiptar? Po e kuptoni sepse europa nuk na perfill? Ka frik se merr ndonje koler nga ne te pa pamit

    Përgjigju
  • Lola: 21/06/2022 20:18

    Epo te flasi nje non grata,vrases dhe kriminel,trafikant dhe arab dhe te thot se Rama nuk do Europen por do Rusine?..ky esht kulmi.Ende nuk e ka kuptuar Berisha qe esht thjesht nje fundrrine qe nuk ja var me askush?

    Përgjigju
  • Dori: 21/06/2022 19:39

    Shum mir do ishte mos te marrin pjese ne keto mbledhje farsa te BE-se.Dhe kush flet per Europe,nje fondamentalist islamik sic esht Berisha.Ik o plak pler se je nje kufome qe te bie era qelbesir.

    Përgjigju
  • Mesuesi: 21/06/2022 19:02

    Çfarë të besh? Nje lidhje me italine dhe ndalo cdo ligj që vjen anti kombetar me referendum , pra as mos vazhdo me reforma koti jo kendej jo andej jo veting , por dil fare nga aplikimi për BE , ndalo detin me greqine bej marrveshje vizash me Britanine (nese duan) , hap tendera për rikthimin e ish fabrikave ne zona me 0.5€ por të reja për fabrika Benz Volvo Nissan etj pra kush të doje te vije mbyll brenda vitit reformen drejtesi me reform polici parlament etj mos u merr fare dhe bej ligjin e remitancave kush ka mbi 200,000€ investim nga kursime cash emigrantat ti investojne me kusht që për kete shume shteti për 30 vjet të mos pyese se nga kane ardh pra amnisti që bëhet Sikur bën Italia kur ndryshon “papa di vaticano” . Në uren ose tunelin Vlore Itali do kalojne cdo ditë mbi 25000 kamione minimumi nga 30€ takse i bie 750,000€ vetëm nga kamiona me mallra që lidhin Azi- Turqi- Shqiperi - Vlore - Otranto Lecce - Itali dhe nga Italia në BE dhe Bote pastaj , pra 750,000€ vetëm në ditë nga kamiona me mallra po 365 ditë gati 270,mil€ ne vit (po themi 200 mil€ vit) por Kjo e bën jugun e shqiperise superfuqi ekonomike dhe e bën shqiperine bomb fare ( nga turqia vjen në maqedoni- Korce - Vlore me tunel ) pra nuk futet fare në Greqi mallrat por direkt kalon me rruge tokesore ne Itali , nga Italia shkon ne gjithë botën ! Ky projekt mbetet “win - win” shqiperi dhe Itali ! Nese BE nuk do që shqipria të hyje , hiq ligjet për non grada të pabazuara me prova dhe dokomente dhe bej ligjin për viza ne kufi për të huajt (jo për shqiptaret por të huajt) pra vize elwktronike 10€ person ! Hajde tani koha për shqiperi të madhe ! Bej bashkim me kushtetute me kosoven dhe Serbi (që doli nga bolet e Topiajve ) se serbet ishin sllav (sklav) , pra Serbët po paten inat pushka top tju bëhet se jemi gati për bashkim , kryeqytet kukesi ose mirdites ose lezha ! Pra bashkim perdundimtar dhe BE kur te doje fe vazhdoje hic te mos merzitet mirë na bën që ska negociata edhe 2023 kete muhabet kane ! Lidhu me Itali dhe Anglosaksonet ndryshe mbetëm perseri “berberat” e Europes ne diplomaci! Italia ka zhvilluar botën mos u merni me BE me gjona kot !

    Përgjigju
    • A. N.: 21/06/2022 22:16

      Vallahi u lodhe kot me gjithe ate mesazh se atij xhepat i mbushen gjithsesi dhe nuk e rruan fort nqs shqiperise i rriten apo jo te ardhurat.

  • Marjusi: 21/06/2022 18:14

    Shqiperia e meriton vertet qe te antaresohet ne BE sa me shpejte me keto hapa te shpejte qe po perparojme. Me vjenshume keq nese do te kemi nje pergjigje negative nga ky shtet.

    Përgjigju
  • Romario: 21/06/2022 18:12

    Nuk e besoj te marrim nje pergjigje negative per antarsimin ne BE pas gjithe ketyre zhvillime qe Shqiperia po peson keto kohe. Por gjithsesi shpresat sduhet ti ulim.

    Përgjigju
  • Igli: 21/06/2022 18:03

    Po ti ça ke qe flet o non grada a nuk te rrihet aty ne shpi

    Përgjigju
  • Hysen: 21/06/2022 18:01

    Kjo eshte shume e padrejte per vendin tone pasi kemi perparuar shume si vend

    Përgjigju
    • Toni: 21/06/2022 22:51

      Ou, kur paskemi perparuar kaq shume e nuk e dime ne qe jetojme ketu? Ku jeton ti shoku , ne planetin e fantazise se liderit suprem?

  • Oriola: 21/06/2022 17:44

    Lajme qe te vjenkeq ti degjosh me punen dhe lodhjen e z Rama per anetaresimin e Shqiperise ne BE.

    Përgjigju
  • Mirela: 21/06/2022 17:43

    Me punen e bere nga qeveria eshte shume e merituar per vendin tone futja ne BE. Rama nuk ka pushuar se i sjelluri zhvillim Shqiperise

    Përgjigju
  • Tani: 21/06/2022 17:18

    O piktor, ke deshtuar ne cdo gje qe prek. Nje njeri qe nuk menaxhon dot familjen e tij, nuk ka si te menaxhoje vendin.

    Përgjigju
  • Ana: 21/06/2022 17:16

    Me vjen shume keq qe degjoj lajme te tilla. Qeveria ka punuar shume qe hryja e vendit tone ne be te ndodhe sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Joni: 21/06/2022 17:11

    Po plaku idiot sdi ca flet po ik o bualla mer hajdut vrases si ke goj ti tflasesh per te tilla tema,merr shembull sesi ka ndryshuar vendi nga punet e rames

    Përgjigju
  • Gagaci: 21/06/2022 17:09

    Kemi shprese se ne do futemi ne Be pershkak te punve te mira qe z.rama ka bere sepse i kemi plotesuar te gjitha kriteret

    Përgjigju
  • Gesa: 21/06/2022 16:53

    Jan plotesuar te gjitha kriteret qe na jan kerkuar dhe mendoj qe e meritojme te futemi ne BE

    Përgjigju
  • Alda: 21/06/2022 16:51

    Une mendoj qe duhet te futemi ne BE sepse i kemi plotsuar te gjitja kriteret dhe Rama ka bere pune shume te mira

    Përgjigju
  • argita: 21/06/2022 16:40

    O nongrata do te vij dita edhe ty qe te maresh te gjithe denimin qe meriton per cdo krim qe ke kryer. drejtesia do te shkoje ne fund dhe kete e them me siguri te plote sepse reforma ne drejtesi tashme po funksionon.

    Përgjigju
  • egra: 21/06/2022 16:38

    berisha nuk ka goje te flasi as per ramen e as per punet qe jane bere per shqiperine sepse ne kohen e tij ne pushtet nuk ka bere asgje per kete vend vecsje ka vjedhur pafund.

    Përgjigju
  • Ses: 21/06/2022 16:38

    Rama ka punuar shume qe ne te futemi ne Be,e meritojme te futemi

    Përgjigju
  • Era: 21/06/2022 16:37

    Ik vdis o Berishh….Ne meritojm me shume se cdo gje te futemi ne Be

    Përgjigju
  • Asim: 21/06/2022 16:29

    E meritojm te futemi ne be pasi kemi punisr fort ama kemi luftusr rreth korrupsionit nje nga pikat kryesore per hyrjen ne be

    Përgjigju
  • Nila: 21/06/2022 16:28

    Ne e meritojme te futemi ne be pasi keni punuar fort dhe cdo gje e kemi brenda standarteve europiane

    Përgjigju
  • Siar: 21/06/2022 16:25

    Saliuu ose me sakt non grata po ben “analiza” ne lidhje me keto marredhenie . Hahaha o saliu po ti fundose vendin more bir

    Përgjigju
  • Ela: 21/06/2022 16:25

    Tabaku moj cupe di te pushosh ndonjeher se theni budallalliqe? Sepse me te vertete kto ca thua jane brockulla pa vend !

    Përgjigju
  • Ttt: 21/06/2022 16:23

    O popull,mire ben qe s'vete! Ku...t e Europes vetem jo dine te thone..

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/06/2022 15:34

    Tani më në fund Serborusia vendos në Tiranë për shqiptarët…!!! Zgjohuni e bashkohuni ta shporrim nga fotelja këtë autokrat shkja shqipfolës, përndryshe nesër do jet shumë von. Shqipëria ka dal në shitje…!!!

    Përgjigju
  • Rktk: 21/06/2022 15:07

    Kryeministri me rrote chari ne historine e republikes. Ky char ben gjene me te gabuar dhe me te keqe per kombin. Qe kur u be Km ky idiot, gjithcka u shkaterrua dhe me shume.

    Përgjigju
  • Qytetari h: 21/06/2022 15:02

    Duket se vuqiqi ka filluar të vendos për të tria shtetet

    Përgjigju
    • Tallavaja: 21/06/2022 19:38

      Po kjo Tabaku cfare ka. Ajo vazhdimisht ne cdo takim kohor te viteve te fundit ka qene kunder antaresimit te Shqiperise ne BE. Per non graten e dime, nuk perben faktor, eshte i parashikueshem ne cdo gje qe thote. Vete Europa thote i keni plotesuar kushtet, por Bullgaria ka probleme me MV. Kishte edhe probleme Kroacia me Sllovenine, por ishin territoriale per nje zone ne bregdet, por u zgjidhen, por jo plotesisht. Dhe jane anetare. Kishte edhe Italia me Sllovenine kur ajo donte te hynte per pronat ne Istria, por u zgjidhen. Nese nuk ka probleme territoriale midis MV dhe Bullgarise, pse eshte bllokimi. Per gjuhen?! Eshte hera e pare qe degjojme. Ka shume zgjidhje qe menjanojne Bullgarine, mundet qe MV te veri ne kushtetute si shume vende gjuhe zyrtare edhe anglishtja dhe bullgari te mbaje gollobordishten. Eshte pak bindese, perplasje tipike kembesh si dipllomacia sllave. Eshte e panevojeshme te shkohet ne nje samit te tille. Shqiperia duhet te aplikoje vetem marredhenia dypaleshe me interes reciprok si prioritet te politikes se saj, me te gjitha vendet ne glob. Le te mbaje me korrektesi antaresimin ne NATO dhe kaq. Europa po te doje e anashkalon kundershtimin e Bullgarise me nje fusnote, por nuk do, kjo eshte e qarte, mos te na beje budallenj.

    • Geri: 21/06/2022 15:53

      Eshte e qarte si drita e diellit se Jo e BEnka te beje vetem me problemet e brendshme te saj. Shqiperia eshte lavderuar per perparimin e saj nga te gjitha vendet e BE qe e kane konfirmuar kete prej me shume se nje viti. "Jo" eshte e demshme perballe rrezikut rus!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota