Nga takimi me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer, Rama publikon fotot nga samiti i Procesit të Berlinit në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Edi Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe europianë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria mori pjesë si një aktor aktiv në diskutimet për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove ku bien në sy takimi me mbretin Charles III dhe kryeministrin Keir Starmer.
Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.1%
-
Të gabuar
40.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.3%
Vota total: 4659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fati i Belinda Ballukut, kryeministri Rama largohet nga Kuvendi! Mungesa në radhët e PS, Gonxhja, Spiropali e Xhafaj s’duken askund
12 Mars, 10:17
-
Nis seanca plenare, i pranishëm edhe kryeministri Rama
12 Mars, 10:03
-
'Dëgjoja Ramën, të vije duart në kokë’, ish-deputeti socialist Braho: Ballukut s’i bën derman as perëndia! Ulsi Manja, jeniçer i pushtetit politik
11 Mars, 20:04
-
Ylli Pata: Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’
11 Mars, 19:38
-
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Durrës, vizitë në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë (VIDEO)
11 Mars, 18:35
-
‘Balluku’ të enjten në Kuvend, Ngjela: Ka forcë sa Rama! Kuçana: Kryeministri s’e lëshon! Ajo e mbylli kilometrin e fundit, opozita vijon protestat
11 Mars, 18:04
-
Flamingot rozë dhurojnë pamje spektakolare mbi Lagunën e Nartës
11 Mars, 16:04
-
Mbyllja e TikTok në mars 2025, Kushtetuesja: Cenoi lirinë e shprehjes! Edhe pse për interes publik, u bë pa ligj dhe nuk ishte proporcional! Reagon Rama
11 Mars, 14:30
-
PS nuk dorëzon Ballukun, Berisha: Po asgjësojnë pushtetin gjyqësor, shqiptarët rrezikojnë integrimin në BE
11 Mars, 14:10
-
Raporti i PS për Ballukun, Alimehmeti: I pritshëm vendimi i Ramës, është nën presion! Rexhaj: S’ka bazë për heqjen e imunitetit, dyshoj te standardi i hetimeve
11 Mars, 13:42
-
PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE
11 Mars, 12:17
-
Sallë multifunksionale, hapësira për fëmijët me aftësi ndryshe... ‘Pjetër Budi’ do të hapet për vitin e ri shkollor
11 Mars, 11:12