Samiti i kryeministrave të Ballkanit në Durrës, politika e jashtme, çështja e refugjatëve por edhe dialogu Kosovë-Serbi, ishin temë diskutimi në studion e lajmeve në Report Tv ku e pranishme ishte deputetja demokrate, Rudina Hajdari.
Hajdari tha samiti i Durrësit nuk pati arritje konkrete. Deputetja demokrate theksoi se ky samit u përdor nga Kryeministri Edi Rama për të treguar rolin e tij në Ballkan, por që sipas saj, dështoi.
Intervista e plotë:
E nisim me samitin. Ishte i rëndësishëm, vjen në kuadër të takimeve që u zhvilluan më herët, por edhe nga prania e Johannes Hahn.
Unë e ndoqa dhe arritjet nuk u folën në mënyrë konkrete. U tha se duhet paraqitur progresi. Por nuk pamë progres dhe një samit frytdhënës.
Ju thatë që nuk ishte frytdhënës sepse dhe disa kryeministra munguan? Çfarë ka ndodhur konkretisht?
Për momentin, vende si Serbia apo Maqedonia, janë të përqëndruara tek progresi i tyre. Kanë në fokus zhvillimet e brendshme. Kështu që mendoj se s’ka qenë në agjendën apo fokusin e tyre. Mendoj se Kryeministri e përdori si rast për t’u pompuar, për rolin e tij, por kësaj here dështoi.
Shqipëria mund të ketë patur një rol të rëndësishëm, dhe mund ta përdor këtë si rast. Shqipëria mund të zbutë konfliktet etnike në vend. Për rritjen e besimit, mendoj se daljet e kryeministrit janë.
Presim që qeveria shqiptare të dali përpara. Pyetja ime është pse nuk u arrit kjo këtë vit? Pse s’ka patur heqje tarifash Shqipëri-Kosovë? Për disa burokraci, kjo qeveri nuk është transparente. Nuk janë të hapur për raportet e tyre, Kosovë-Serbi, qoftë edhe për korrigjimin e kufijve. Kryeministri heziton të flasë për këtë çështje. Këto janë pikëpyetje të mëdha. Ku po shkojmë? Këto janë çështje esenciale për Ballkanin, shumë njerëz janë fokusuar. Disa kryeministra në mënyrë të fshehur, gjejnë mënyra për të sajuar një marrëveshje që askush nuk e di. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar.
Kosova dhe Shqipëria, heqja e barrierave doganore, mendoni se ka lehtësira?
Kjo duhet të kishte ndodhur. Ka shkuar shumë gjatë, heqja e tarifave është diskutuar edhe herën e fundit. Flasim në kuadër bisedimesh. Kur vesh kapelen e nacionalistit, s’dua t ëthem se nuk është por, po të shohësh marrëveshjet, janë shumë të vakëta.
Po thoni marrëveshje që s’kanë sjellë gjëra të prekshme?
Jo, janë të prekshme por s’janë në zbatim. Kur të ndodhë do ketë efekt.
Në shtator do të vendoset çfarë do të ndodhë me taksën në Rrugën e Kombit? Do jetë kjo një barrierë?
Ky është një shqetësim nga ana e palës kosovare. Ky është një vendim i pakalkluluar. Jo vetëm për Kukësin por për tarifat e vendosura në Ballkan, është tejet e lartë. Jam kundër tarifës,por duke menduar se ndërtime të tilla duhet të kenë, se ne shohim përditë aksidente rrugore. Por kur ne vendosim çdo ditë tarifa tarifa në një popull të varfër...
Ndalemi tek një tjetër temë. Ju e dini që qeveria shqiptare është e vendosur t’ju vijë në ndihmë refugjatëve?
Nga njëra anë, meriton të mbështetet, por kur je në një vend ku 80% e popullit kërkon të ikë. Vendi ynë i ngjan një Afganistani, shifrat janë trefishuar. Emigrantët shqiptarë kërkojnë të largohen. Si guxon të marrësh emigrantë të tjerë?
Unë po bëj një deduksion logjik. Nëse vazhdon ky trend, nëse largohet fuqia punëtore, një prej tyre mund të jetë emigrant. Dikush do e bëjë punën apo jo?
Nga njëra anë bën sens ajo që thua ti, por ka një procedurë. Ata mund edhe të refuzojnë të vijnë këtu. S’është qëllimi i tyre të vijnë këtu. Është simbolike, por ka hipokrizi në këtë mes. S’është gjesti i duhur, e përdor vetëm për shfaqje.
Çështja e diskutuar në samit, korrigjimi i kufijve, mendoni se duhet të ketë marrëveshje? Dhe çfarë duhet të bëjë Tirana zyrtare? Të ndërhyjë apo të shikojë punën e saj?
Ka një ecuri, një dialog. Marrëveshja Kosovë-Serbi nisi në 2013. Nuk ka patur ende fryte shpresëdhënës. Kosova s’mund të jetë në një pozicion që të kërkojë shumë. Ti ke një republikë Serbska, që do kërkojë të bashkohet me Bosnjën. Kjo është një nga gjërat e nxehta që ne si Ballkan s’duhet t’i prekim. Nëse ne mendojmë se ky është momenti për t’i bërë këto marrëveshje, pa firmosur marrëveshjet ekonomike, kjo është e gabuar. Duhet bërë njëherë ABC-ja më pas të vazhdohet me hapat e tjerë. Kemi parë tensionet e mëparshme. Vrasja e Oliver, treni që shkaktoi debat. Këto ngjarje tregojnë se ka gjakra të nxehtë. Këta s’janë lider gjakftohtë. Nëse këto marrëveshje arrihet, ata hyjnë në tavolinë për të zgjatur mandatet e tyre.
Tensionet përdoren për populizëm?
Po.
Kufiri detar Shqipëri-Greqi është lënë pezull, kush mendoni se është fajtori?
Kemi patur disa propozime, i kemi kërkuar ministrit të jetë prezent në komisione. Ai ka ardhur, por s’ka qenë transparent. Ka thënë që diskutimet janë sensitive për publikun, dhe janë përdorur arsye për t’i anashkaluar. Ministri i jashtëm shmanget dhe thotë atë që do të thotë vetë. Sot dëgjova dhe ishte qesharake kur Rama tha se ne kemi ecur shumë 4-5 vitet e fundit.
Mos prisni që të thotë para kryeministrave të rajonit se ne jemi “bërrnut”...
Shifrat e lotarisë amerikane, janë shumë domethënëse. Kemi 367 mijë aplikime. Nga 2010 janë dyfishuar.
Pritshmëritë për opozitën janë të larta. Shpresojmë të vijmë me energji të reja. Është momenti kur mund ta kthejmë situatën ndryshe. Njerëzit mund të bashkohen. Viti i parë kishte sfidat e tij, por viti i dytë besoj se do të jetë më konfortues. Sepse ka vërtetë problematika që na e lehtësojnë punën. Duhet të jemi në gjendje të sjellim një program, një alternativë që duhet ta shpalosim.