Tirane- Komisionieri BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi deklaroi se Brukseli po jep kontributin e vet që Greqia të heqë veton ndaj Shqipërisë dhe brenda muajit tjetër të çelen negociatat për kapitullin e parë.
Në konferencën për median krah kryeministrit Rama, pas samitit për planin e rritjes me liderët e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi saktësoi se në Bruksel janë dakordësuar që Shqipëri është gati e BE do të duhet ta marrë këtë vendim.
"Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Por gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë e shpresoj që muajin tjetër të kemi konferencën ndërqeverirate në mënyrë që të hapim negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë' tha Varhelyi.
Edhe kryeministri vuri theksin tek fakti që çështjet dy palëshe mes vendeve të rajonit nuk duhet të jenë pengesë për integrimin e vendeve në BE.
“Çështjet dypalëshe duhet të diskutohen dhe zgjidhen mbi baza dy palëshe por nuk janë një arsye e nuk duhen të pranohen si arsye për të mos realizuar gjithcka që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve mallrave dhe kapitaleve” tha Rama.
Plani i ri i rritjes i cili u disktua sot në samitin e mbajtur në Tiranë u vlerësua nga kryeministri Rama si "platformë kyçe për të përshpejtuar integrimin në BE" . Do të thotë dhe më shumë financim për projekte e buxhetet e vendeve të rajonit.
"Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese”
Nga ana e tij Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi nënvizoi se plani i ri i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit ndërsa vuri theksin tek implementimi i legjislacionit të SEPA nga të gjitha vendet e rajonit.
Nëse doni të trajtoheni si shtet anëtar i BE-së duhet të trajtoni dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor si anëtar të BE-së. Është gjë e mirë që Shqipëria do të vërë në zbatim SEPA por funksionon nëse vendet e rajonit bëjnë të njëjtën gjë, tha Varhelyi.
Marrëdhëniet diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë u ftohën pas arrestimit të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i akuzuar nga prokuroria për blerje votash.
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat tregoi pikat në të cilat është fokusuar diskutimi në samitin BE-Ballkani Perëndimor për rritjen ekonomike.
Nga pagesat SEPA, korsitë e gjelbra, rrjeti falas i internetit, deri te ngritja e një qendre në Ballkanin Perëndimor për novacionin e kërkimit shkencor, Varhei tha se vendit e rajonit janë dakordësuar që të realizohen brenda këtij viti.
“Mendoj që sot në patëm marrëveshje për katër fusha ku duhet të ketë rezultate. Së pari, SEPA që do të thotë një rishikim tërësor i aspekteve rregullatorë. Vende po përgatiten për këtë gjë, nuk duhet të jetë shumë e vështirë se sistemi bankar ka në vetvete banka europiane. Duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e origjinës, sfida është sa shpejt do mund të aplikohen në terren. Ka pasur dakordësi që kjo gjë do arrihet sivjet. E dyta ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohën e pritjes në pikat kufitare. Do rregullohen procedurat doganore që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin. Ta shtrijmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe duhet të përfundojë në fund të këtij viti dhe ul kostot për bizneset.
E treta ka të bëjë me punën kërkimore shkencore, do të thotë të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, novacioni, kërkimi shkencor, do kenë nevojë për një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë dhe kjo të krijohet në Ballkan, sektori dixhital, farmaceutik.
E fundit rrjeti falas i interneti në gjithë BP, të gjithë të kenë mundësi të futen në internet. I kemi fondet për këtë gjë, duhet ti pajisim bashkitë me të gjitha mjetet që kjo gjë të bëhet realitet këtë vit”, tha Varhelyi.
Sa i takon synimeve për vitin tjetër, Varhelyi tha se po presin propozime nga Ballkani Perëndimor.
“Çfarë do bëjmë vitin e ardhshëm, po presim që vetë rajoni të na sjellë ide. Ca duan vendet e rajonit që të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat, ca gjërash mund të arrijmë vitin e ardhshëm që të tregojmë ndryshime të prekshme”, tha Varhelyi.
Varhelyi tha se parashikohen edhe 6 mld euro të tjera për rajonin, 2 mld euro grante dhe pjesa tjetër me hua.
“Sa i takon financimeve, veç 30 mld euro kemi 6 mld euro , 2 mld euro në grante e pjesa tjetër me hua. Këto financime shtesë do të jenë për reformat që do të sjellin vendin tuaj në BE”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se pas 5 viteve ose pak më shumë Shqipëria do të anëtarësohet në BE.
‘Ajo që ka të bëjë me thelbin jo me procedurën ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë me komisionin. Sipas pikëpamje sonë është e rëndësishme pasi po bëjmë punën. Do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Kemi nisur dhe jemi shumë të kënaqur me modelin e IA për përkthimin, i cili është shumë bindës. Kjo do të na bëjë të fitojmë shumë kohë. Kur procesi të hyjë në fazën tjetër do të kemi shumë të përparuar. Në planin e rritjes ka tregues të qartë. Më së shumti shteti i së drejtës, kemi ecur përpara sa i takon shtetit të së drejtës. Kjo na dha shumë avantazh. Mos harroni ne ishim të bllokuar dhe komisioni ka luftuar shumë me shtete anëtare për të nisur negociata, kemi humbur kohë. Ashtu siç tregon procesi i kontrollit kemi punuar ndërkohë. Kemi punuar, nuk jemi në momentin përfundimtar. Anëtarësimi do të vijë shpresoj uroj pas 5 apo pak më shumë viteve. Dhe pastaj mund të shqetësohemi se dikush na shqetëson. Për ne është e rëndësishme që be të funksionojë këtu.’- tha Rama.
Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët me kryeminsitrin Rama u shpreh se rajoni në 10 vitet në vijim do të dyfishojë ekonominë e vet.
Pra nuk është vetëm një ide e KE apo Be apo KiE që ka vendosur që kjo gjë të krijohet por edhe ideja e të gjithë rajonit. Ne po flasim dhe po themi që çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Po punojmë legjislacionin e duhur dhe vijojmë diskutimet se çfarë duhet të bëjmë. Dita e sotme ka qenë një inkurajim i madh për ne për të ecur në mënyrë të përshpejtuar. Kryeministri foli për SEPAT që do të përfitojnë si bizneset dhe qytetarët. 20 vite kohë pritjeje për kamionët, kjo tashmë është hequr. Këto janë elementë dhe ato gjëra që njerëzit të prekin dhe ndjejnë. Sigurisht që Europa është shumë burokratike por mendoj që këtë herë kemi mundësinë të tregojmë cilat përfitimet ekonomike dhe të mirat që sjell në shoqëri anëtarësimi në BE. Ndërkohë që një element tjetër është elementi është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejt. Këto vende po aplikojnë këto rregulla që sot që kur të arrijmë tek anëtarësim të kryhet kjo gjë. Elementi i tretë që dëshiroj të theksoj sigurisht që e kuptoj se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë me konkurrencën. Do të ishte e padrejtë t’u kërkojmë të marrin pjesë në tregun e përbashkët në krahasim me kompanitë tona. Ne po japim fonde shtesë si pjesë e këtij plani. Shumica e reformave kanë kosto financiare. Por ne jemi të gatshëm t’a lehtësojmë këtë punë dhe kosto dhe udhëheqësit kanë vendosur propozimet që kemi bërë. Jemi të mendimit që 6 miliardë duhet të ndihmojnë rajonin. Është sasia e fondeve që ju jepen dhe deri në 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin intensitet ndihme. Do të ishte e vështirë për vendet e rajonit të thoshin pas 2027 që nuk jemi gati. Kemi filluar punën me planin e investimeve ekonomike por kemi kaluar më lart. Në rast se doni të trajtoheni si vend i BE atëherë duhet të trajtoni edhe vendet e rajonit si anëtar të BE-së. Për bizneset do të jetë më lirë për të futur produkte në Shqipëri, por në rast se po bëni biznes me vendet e tjera të BP kostot do të jenë më të ulëta. Mendoj se ajo që keni parë sot do të ndryshojë në mënyrë dramatike realitetin në vendet tuaja. Rajoni duhet të dyfishojë ekonominë e vetë gjatë 10 viteve.", tha Varhelyi.
Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja pengesë mes vendeve të rajonit që mund t’i trembemi për zbatimin e Planin të Rritjes ekonomike nga BE, është mendësia midis vendeve të rajonit
Në konferencën për median kreu i qeverisë nënvizoi se për planin e ri të rritjes ishte rënë dakord edhe 10 vite më parë, por se ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politikave të brendshme kundër interesave tona e kanë mbajtur peng. Ai nënvizoi se duhet dialog dhe bashkëpunim midis të 6 vendeve, pasi puna është e ndërlidhur.
‘Pengesa e vetme që mund ti trembemi është mendësia midis vendeve të rajonit pasi siç e thash më parë ky plan i ri i rritjes sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal është saktësisht ajo që kemi rënë dakord 10 vite më parë kur nismë procesin e Berlinit.
Arsyeja pse për 10 vite nuk arritëm të përparonim aq sa do të donim ishte mendësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politikave të brendshëm kundër interesave tona. Pra pengimi i qarkullimit të kamionëve është krejt kundër frymës së procesit të Berlinit. Jo vetëm frymës por edhe shkronjës së rritjes. Deri tani shohim që ka vullnet të mirë, deklarata e përbashkët është nënshkruar tek të 6 vendet. Na duhet punë së bashkues.Nëse punojmë bashkë do të ecim shpejt. Është çdo gjë e ndërlidhur. Nuk mund të pretendosh të kesh një kosto transaksioni me vendet e BE-së dhe koston tjetër tja lesh fqinjit. Pra të përfitosh nga ajo që ky plan sjell nga ana e BE-së. Plani i rritjes nuk është i shkëputur nga puna e reformave brenda këtyre vendeve. Në si Shqipëri na duhet të ecim para me një valë të re reformash.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë me komisionerin Oliver Varhelyi ka folur për planin e rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama u bëri thirrje vendeve të rajonit që t’i lënë pas problemet politike dhe të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij plani.
Kreu i qeverisë thotë se secili nga vendet duhet ta harrojë se do marrë më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon 100% në tregun rajonal.
“Më shumë financim për projekte dhe buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë, s’ka qenë e lehtë por është vërtetë mjaft shpërblyese. Nga ana tjetër, dua t’iu them se të gjitha përpjekjet që ne kemi bërë përgjatë 10 viteve për të ecur drejt integrimit rajonal përmes planit të ri të rritjes tani më duhet të ndodhin pa por..pa arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua t’iu them të gjithëve që kur në flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare, tani më është e qartë që po të kishim bërë më shumë më para do kishim qenë më pranë tani. Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Me planin e ri të rritjes, çdo vend ka rënë dakord që kjo është diçka që duhet ta bëjmë. Nuk ka rëndësi se ca problemesh politike kemi me njëri tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë gjë. Secili duhet ta harrojë se duhet të marrë më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon 100% në tregun rajonal. Ja pse çështjet politike duhet të diskutohen mbi baza dy palëshe, duhet të zgjidhen, por nuk janë një arsye dhe nuk do pranohen si arsye nga BE për të realizuar planin”, tha Rama.
Në konferencën në samitin BE-Ballkani Perëndimor me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama tha se plani i rritjes ekonomike, përshpejton anëtarësimin e rajonit në BE.
Kreu i qeverisë morsi si shembull transaksionet financiare, ku tha se për ata që punojnë jashtë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e vendeve anëtare të BE-së dhe se plani i Rritjes do ta çojë koston një të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.
‘Jam këtu së bashku me Varhelyin, komisionerin tonë i cili na ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë kyç në këtë ndryshim mjaft të rëndësishme të paradigmës për herë të parë.
Plani i rritje është faktikisht një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultati i dialogut. Është rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar për tu kuptuar sa i takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona. Falë këtij shkëmbimi të ndërsjellë pikëpamjes kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që është mjaft konkrete dhe që mund të na çoj në një nivel tjetër shumë më shpejt. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit.
Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Kemi shumë njerëz që punojnë jashtë dhe duke punuar jashtë, për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë me lartë krahasuar më koston e vendeve anëtare të BE-së. Plani i rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto me të njëjtin nivel me shtete anëtare. Vetëm më këtë do të kursejmë gjysmë miliardi euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe nga kostot e bizneseve tona.’- tha Rama.