Sampdoria shënjestron Sadikun
sulmuesit kuqezi i plotësohet ëndrra

Sampdoria shënjestron Sadikun<br />sulmuesit kuqezi i plotësohet ëndrra
Ëndrra e Armando Sadikut për të luajtur në Serie A mund të realizohet së afërmi. Fjalët e sulmuesit shqiptar se e adhuron elitën e futbollit italian duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. Sampdoria nisi të studiojë situatën e golashënuesit historik të Shqipërisë në një eveniment madhor.

Kuotat e 25-vjeçarit kanë marrë më tepër vlerë pas rrjetës së realizuar në portën e Rumanisë. Drejtuesit e Sampdorias po mendojnë të nisin procesin e rindërtimit të skuadrës, pas rrezikut të rënies nga kategoria gjatë sezonit të kaluar, duken të gatshëm që të realizojnë ëndrrën e sulmuesit.

Drejtuesit e Sampdorias po e mendojnë seriozisht idenë e afrimit të Armando Sadikut, që pas huazimit të Vaduzi, sipas kontratës do të jetë i detyruar të kthehet te Zurich.

Për blerjen e sulmuesit kuqezi, klubi italian duhet të zgjidhë më parë dilemat në repartin ofensiv, siç është qëndrimi apo jo i Antonio Cassano-s, apo edhe rreth se ardhmes së Fabio Quagliarella dhe kolumbianit, Luis Fernando Muriel. Një tjetër alternativë për Armando Sadikun duket edhe Superliga turke, me Rizespor që është futur në garën për shërbimet e elbasanasit.


Redaka shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë