Pothuajse çdo vit, për tre-katër vitet e fundit, linja e smartfonëve Galaxy të prodhuar nga gjigandi koreano-jugor Samsung ka vendosur standarte të reja për vetë kompaninë Samsung, si dhe kompani të tjera si HTC dhe Apple. Edhe këtë vit, pritet që Galaxy S4 të thyejë rekorde.
Por me një S3 shumë popullor, dhe me një Note 2 mjaft të avancuar, çfarë e bën S4-ën të veçantë? Lista është e madhe, por duhen veçuar gjëra si ekran më të madh, rezolucion të plotë HD, procesor 4-korësh, si dhe një kamera 13-megapiksel. Por bateria në anën tjetër, mund t'ju mos kënaqë shumë.
PARAQITJA
Dizajni i S4 është përafërsisht i njëjtë me atë të S3. Celulari është i rehatshëm për të mbajtur, i lehtë, dhe po aq i pashëm sa gjeneratat paraardhëse. Qoshet nuk janë edhe shumë rrumbullake si më parë dhe kromi që rrethon celularin është më i gjerë dhe më i sheshtë, që e bën dizajnin të duket si një çiftëzim midis S3 dhe iPhone 5.
Butonat e ndezjes dhe volumit dallohen edhe pa parë, edhe pse Samsung i ka vendosur ato në anë të kundërta me ato të iPhone 5, që të bën edhe të ngatërrohesh ndonjëherë. Plus, një nga këllëfët që ofron Samsungu për celularin, pothuajse i fsheh fare butonat e volumit.
Samsung ka vendosur të përdorë një skelet polikarbonit për celularin, që e bën atë disi më të shtrenjtë se një skelet metali. Edhe pse plastiku nuk shihet si 'premium' si përdor Apple dhe HTC, edhe ai ka avantazhet e veta.
Një nga këto avantazhe është aksesimi i lehtë i baterisë. Duke hequr kapakun e pasëm të celularit mund të aksesosh baterinë, vendin e SIM-kartës, si dhe vendin për microSD-në. Një avantazh tjetër i plastikut është se nuk peshon shumë. S4 peshon vetëm 130,4 gr, 2,9 gr më pak se S3.
Sesi Samsung ka mundur të vendosë një ekran më të madh, dhe të mbajë pothuajse të njëjtën peshë, kjo do të jetë mister. Është me të vërtetë diçka mahnitëse.
EKRANI
Ekrani 5-inçësh e vendos Galaxy S4 në kufi midis një celulari dhe një 'fableteje' (gjysëm celular, gjysëm tabletë p.sh. Galaxy Note 2). E njëjtë me HTC Droid DNA, S4 është një celular që mund të përdoret edhe me një dorë nga persona me duar mesatare deri në të mëdha.
Ekrani vetë shfaq një rezolucion 1920 x 1080 piksëll dhe të gjitha ngjyrat e ndritshme që mund të presësh nga një ekran Super AMOLED (ekranet AMOLED shfaqin të zeza të errëta në ekstrem, që dallohet shumë kur shikon një video). Me kënde të gjëra dhe një shikueshmëri të mirë në diell, ekrani është padyshim një nga vetitë më të mira të S4-s.
Duhet veçuar gjithashtu që ekrani ka një ndjeshmëri të mirë, që të lejon që të përdorni atë edhe me doreza në duar.
ANDROID DHE TOUCHWIZ
Galaxy S4 vjen me disa veti softueri të reja. Disa nga këto veti do t'ju pëlqejnë shumë, dhe disa do t'ju zhgënjejnë. Sistemi i celularit është Android 4.2.2 Jelly Bean, dhe vjen me pamjen e përdoruesit Touchwiz UX. Touchwiz është një nga pamjet më të zgjeruara për Android dhe e bën sistemin operativ të celularit të duket komplet ndryshe dhe gjithashtu ndryshon disa funksione.
Me Touchwiz vinë disa veti si 'Air View', që të lejon të mbash gishtin mbi ekran pa e prekur atë, dhe shfaq më shumë informacion rreth atij funksioni që kërkoni. Edhe 'Smart Screen' është një funksion mjaft i mirë që e mban ekranin ndezur kur ju jeni duke vështruar atë.
Me 'Smart Screen' gjithashtu mund të shfletoni një email apo faqe interneti duke anuar celularin poshtë ose lart. Por, për fat të keq, disa nga këto veti funksionojnë vetëm në aplikacione të Samsung-ut. Për shembull, shfletimi me 'Smart Screen' punon vetëm në shfletuesin e Samsungut dhe jo Google Chrome.
Një përhapje tjetër e Samsung-ut në Android është 'Easy Mode'. Kjo e vendos celularin në një mënyrë që është më i lehtë për t'u përdorur, duke e bërë ato më pak rrëmujë. Kjo mënyrë mund të përdoret nga personat që nuk janë edhe shumë të avancuar në teknologji, si p.sh. të vjetrit, duke hequr shumë ikona dhe aplikacione që do të hutonin dikë.
GJESTET, ZERI, DHE INTERAKTIMI PA DUAR
Kontrollimit së S4-s me sytë tuaj i është shtuar edhe një funksion që kontrollon celularin duke “ia bërë atij (celularit) me dorë”. Kjo falë një sensori IR sipër pajisjes që kontrollon lëvizjet e duarve.
Por kjo punon vetëm në disa aplikacione të vetë Samsung. Ky funksion bën që të mos nevojitet prekja e ekranit për të përdorur celularin, p.sh. kur je duke tharë manikyrin. Ose kur jeni në makinë, mund të përgjigjeni duke lëvizur dorën mbi celular, pa nevojën për të hequr sytë nga timoni.
Samsung gjithashtu ka rifreskuar funksionin 'S Voice', që është një program që të ndihmon në asistimin e përdorimit të celularit, të ngjashëm me Siri-n e iPhone-it. S Voice ka tani edhe një mënyrë për t'a përdorur atë në makinë.
Një tjetër funksion të S Voice është nxjerrja e një fotoje duke thënë 'CHEESE' (thonë anglisht-folësit kur dalin fotografi).
KAMERA DHE LEXUESI OPTIKAL
Pas shumë viteve i të qënit mbrapa iPhone dhe HTC-së në këtë sektor, Samsung më në fund është një kundërshtar pretendent. Kamera 13-megapiksel mbrapa ka një sensor të mirë dhe është shumë herë më e mirë se kamerat në celularët e mëparshëm.
Fotot dalin bukur në dritë të mirë, dhe jo shumë keq në dritë të dobët. Videot gjithashtu mund të inçizohen në HD të plotë. Përfiton nga kamera mbrapa edhe ajo përpara, e cila e gjithashtu ka disa funksione të mira.
Meqënëse kamera mbrapa është shumë e mirë, Samsung ka vendosur edhe një aplikacion të quajtur 'Optical Reader' që të lejon të lexosh tekst në kohë reale dhe ta përkthesh atë në shumë gjuhë të ndryshme (nuk ka informacion n.q.s shqipja bën pjesë në këto gjuhë apo jo, por me shumë mundësi, jo).
Një mënyrë e mirë e këtij aplikacioni është mundësia për të fotografuar një kartë biznesi, nga e cila informacioni do të futet tek kontaktet tuaja.
PERFORMANCA DHE SPECIKIMET
Në SHBA Galaxy S4 vjen vetëm me një proçesor 4-korësh (quad-core). Por disa modele në vende të tjera do të kenë mundësinë të marrin proçesorin e ri të Samsung, 8-korësh (octa-core).
Konsumatorët do të kenë mundësinë për të zgjedhur midis dy lloj memorje të brëndshme: 16 ose 32 GB. N.q.s nuk ju mjafton ajo, mund të çoni atë në 64 GB me anë të kartës microSD.
Lidhjet ëireless përfshijnë Ëi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, NFC, dhe GPS. S4 është gati për rrjetet 4G.
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fiundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
