Samsung nxjerr në shitje modelin e ri të saj, Mega Galaxy.

Ky celular me përmasat e ekranit 6.3 inch, është smartphone-i më i madh në shitje.

Ky model i Samsung ngjason më shumë me një tablet dhe jo me një aparat celular.

Mega Galaxy më tepër është një përzierje e këtyre të dyjave. Kompania thotë se ky model i ri ka si përparësi videot dhe navigimin në internet.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Samsung Mega Galaxy ka një potencial të madh duke qenë se ka një ekran shumë të madh, dhe kjo shërben për një cilësi më të mirë gjatë navigimit në internet, për të parë video, foto dhe shumë gjëra të tjera.
Madhësia e ekranit shërben gjithashtu edhe për të mbajtur shënime apo për të shkruajtur, por Mega është vetëm një telefon masiv. Thjesht është shumë i madh”, tha JK Shin.

Ekspertët kanë parashikuar se viti 2013 do të jetë viti i ‘phablet’, një përzierje midis tablet dhe smartphone. Sipas ekspertëve, kjo do të jetë një kategori e re që ka të bëjë me shfaqjen e celularëve gjigandë.

(v.gj/shqiptarja.com