TIRANE-Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” po bëhet gati për të pritur pacientët e prekur nga koronavirusi. Report Tv sjell pamjet nga përgatitja dhe ndryshimet që po bëhen te reparti i reanimacionit. Aktualisht të prekurit janë shtruar te Infektivi në QSUT, ndërsa dy ndodhen në karantinën shtetërore në Konvaleshencë.
Shefja e Infektivit Najada Çomo kishte një apel për të gjithë qytetarët në këto kohë të vështira. "Numri i të shtruarve te Infektivi ka ardhur duke u shtuar dhe gjendja e tyre është mesatare, një pjesë e tyre janë në gjendje të rënduar në repart terapi. Ndihma e personelit është shumë e kualifikuar dhe ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetën e këtyre personave. Na duhet edhe ndihma juaj, që të izoloheni dhe të mos takoni persona, mos dilni në rrugë se vetëm kështu mund t'ia dalim" tha shefja e Infektivit Najada Çomo.
Mesazhe mjaft domethënëse ka edhe personeli mjekësor. "Ju lutem distancohuni nga njëri tjetri, është arma më e fortë që kemi na besoni. Ne do ta fitojmë patjetër këtë betejë po jo pa ju, ju lutem na ndihmoni, qëndroni në shtëpi. Unë duhet të qëndroj në detyrë, ju patjetër duhet të qëndroni në shtëpi
Qëndroni në shtëpi, se mbroni veten dhe ne". "Ju lutem" është thirrja e ministres së Shëndetësisë Manastirliu që qytetarët të dëgjojnë apelin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit infektiv të cilët po bëjnë të pamundurën në këto ditë të vështira, t’i ndihmojmë të gjithë bashkë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situata nga gripi, Çomo: S’ka vend për panik, vaksinimi thelbësor për parandalimin e komplikacioneve në shëndet
17 Janar, 10:11
-
Në pritje të vjeshtës, sigurohen 270 mijë vaksina falas kundër gripit
31 Gusht 2023, 13:44
-
Regjistrohet në Shqipëri infektimi i parë me virusin që prek bebet (RSV), i sëmurë një 16-vjeçar, rast i rrallë! Çomo: I riu hyri në intubim! Ja simptomat
16 Janar 2023, 17:36
-
Hap dyert spitali i ri Infektiv në QSUT, Rama para stafit mjekësor: Treguat veten në momentin më tragjik! Brenda këtij mandati do rrisim sërish pagat
16 Nëntor 2022, 12:43
-
Covid-19 në Shqipëri, Çomo: Brenda këtij muaji rihapet spitali Infektiv! 22.5% e pupullatës ka bërë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit
1 Nëntor 2022, 12:04
-
Rama inspekton punimet në rindërtimin dhe zgjerimit në Spitalin Infektiv në QSUT: Me kushte ndërkombëtare! Ministrja: Gati më 15 tetor
3 Shtator 2022, 11:10
-
Rikonstruktimi i spitalit Infektiv, Rama: Sistemi i sigurisë i garantuar, në korrik do ju rrisim rrogat! Çomo: E pabesueshme, ëndërr që po bëhet realitet
26 Maj 2022, 12:05
-
Në Sanatorium më shumë të sëmurë pasi kanë kaluar COVID! 3-5 raste çdo ditë në urgjencë, shumica të pavaksinuar! Shkak problemet në mushkëri e zemër
27 Mars 2022, 22:03
-
Nis rehabilitimi i Spitalit Infektiv në QSUT, duke filluar nga sot të gjitha urgjencat e COVID-19 do priten te ish-urgjenca kirurgjikale
23 Mars 2022, 10:11
-
Nis rehabilitimi i Spitalin Infektiv në QSUT, duke filluar nga nesër të gjitha urgjencat e COVID-19 do priten te ish-urgjenca kirurgjikale
21 Mars 2022, 11:42
-
Rregjistrohen 76 qytetarë të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë
18 Mars 2022, 17:42
-
Rregjistrohen 81 qytetarë të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë
17 Mars 2022, 17:06