Krimi i sotëm në Elbasan duket se i ka të gjitha tiparet e një vrasjeje të paguar dhe të paralajmëruar politike.
Asgjë nuk mund të justifikojë një turp të tillë.
Në këto çaste tronditëse është me shumë rëndësi që:
1. Prokuroria të marrë masa energjike për të ndaluar urgjentisht urdhëruesit dhe mbështetësit e kësaj vrasjeje si dhe të atyre që nxisin për të tjera. Nuk mjafton kurrësesi vetëm arrestimi i ekzekutorëve të paguar për këtë gjë, të cilët janë jo vetëm kriminelë, por edhe viktima të verbra të punëdhënësve të tyre partiakë.
2. Partitë politike të distancohen qartë nga aktet e dhunës dhe të ndërhyrjes së paligjshme në zgjedhje si dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.
3. Personat me përgjegjësi të drejtëprëdrejtë politike, në emër e për llogari të të cilëve kanë vepruar vrasësit, duhet të largohen një minutë e më parë nga gara zgjedhore me dorëheqje apo përmes ndërhyrjes së organeve përgjegjëse për këtë.
4. Media të pengojë dhe parandalojë përhapjen e zërave të çmendur që bëjnë thirrje për dhunë dhe destabilizim.
5. Qytetarët të ndahen nga përfaqësuesit partiakë që inkurajojnë dhunën për qëllimet e tyre të mbrapshta.
Shqipëria është në një moment të rëndësishëm politik. Askush nuk mund të lejohet që për qëllime të ulta personale të përdhosë zgjedhjet dhe të gjakosë vendin dhe të ardhmen e tij.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3609
Lajme të tjera
-
I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje
25 Prill, 11:11
-
Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës
25 Prill, 11:07
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)
23 Prill, 20:16
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës
20 Prill, 15:44
-
Elbasan, po rregullonte dritat e qytetit, punëtori rrëzohet nga vinçi e vdes, hetohet drejtori i bashkisë, në kërkim përgjegjësi
20 Prill, 09:24
-
Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital
19 Prill, 16:51
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
Bravo nje koment i qelluar...............lereni SalehPlehun e LikeQenefin ne qmedurine e tyre dhe mos u beni viktima te politiqenerve!
Përgjigju