Mbyllet si masë sigurie kopshti publik nr.3 në Fier pasi një pjesëtare e stafit ka dalë pozitive me Covid 19. Gazetari Kristaq Thano raporton se ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.
Stafi i kopshtit, me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njërës prej sanitareve të kopshtit, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit.
Menjëherë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë, duke marrë të gjitha kontaktet e personit të prekur nga covid, ndërsa kjo e fundit është vetëkarantinuar.
Fatmirësisht, deri më tani asnjë fëmijë apo pjesëtar tjetër i stafit nuk ka paraqitur simptoma të koronavirusit, e kjo mbyllje e kopshtit, për një javë, është bërë si masë sigurie. Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar, dhe ky proces do të kryhet çdo ditë.
Lajmi kryesor:
Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë! Infektohen disa edukatore, mbyllen 4 kopshte në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Pogradec











