Sanksionet e reja evropiane kundër Moskës, që parashikojnë veçanërisht të limitojnë financimin e ekonomisë ruse, hynë në fuqi sot në mëngjes me publikimin e tyre në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ato parashikojnë gjithashtu të prekin 24 personalitete ruse dhe ukrainase akuzuar për përfshirje në konfliktin në Ukrainë.
Sanksionet bllokojnë financimin e borxhit të tre kompanive të naftës, Rosneft, Transneft dhe degë të gjigantit të naftës Gazprom, Gazprom Neft, si dhe tre sektorë të mbrojtjes, OPK Oboronprom, United Aircraft Corporation dhe Uralvagonzavod.
Gjithashtu janë prekur dhe nëntë ndërmarrje që prodhojnë artikuj për përdorim civil dhe ushtarak. Në listën e 24 personave rusë dhe ukrainas të prekur nga një ngrirje e të ardhura dhe ndalimi për të udhëtuar në Bashkimin Evropian bëjnë pjesë Sergueï Chemezov, paraqitur si një bashkëpunëtor i afërt i presidentit, Vladimir Poutine, një zëvendëspresidenti i Rusisë, Youri Vorobiov, disa zëvendëspresidentë të Douma-s: Vladimir Vasiliev, Ivan Melnikov dhe Igor Lebedev./ATSH/
/Shqiptarja.com