Diten e sotme në një postim në rrjetin e saj social “Facebook” Ema Andrea ka uruar vajzen e saj Sara Kapo, e cila feston ditelindjen. Tashmë jo vetëm Ema, por edhe Sara është një nga vajzat më të komentuara në Showbiz-in shqiptar. Së fundëmi Sara ka lançuar edhe një këngë duke u përfshirë kështu në këtë fushë të artit.
Gjithashtu, kjo e fundit komentohet shumë edhe për lukun e saj si edhe për lirshmërinë në të shprehur. Ditën e sotme Sara feston ditëlindjene saj të 24 dhe ky është një nga rastet më të mira që mamaja e saj Ema ti shprehe publikisht urimin e saj.
/Shqiptarja.com

“Për ty do shpikja fjalën prej fillimit, do zbuloja ngjyrën e qiellit dhe peshën e tokës do e mbaja mbi shpinë. Për ty do të shpikja dimensionin e përjetshëm pa kohë e pa hapsirë! Për ty do të shpikja gjymtyrë e lëkurë e zemër, farën e lulen e botën nga e para do e bëja!
Mundem veç të përulem mirnjohëse për ekziztencën tënde! E vogla ime ti! Dashuria lindi me ty dhe kaq mjafton për të ecur zbathur në tokën e frikës! 24 vjet më parë lindi një diell!” Ky është statusi i publikuar nga aktorja e njohur.
Redaksia Oline
Xh.F/Shqiptarja.com