Policia ka arrestuar në flagrancë bashkëpunëtorin tjetër në lidhje me ngjarjen e djeshme ku u grabit një argjendari
 
Në prangat e policisë ka rënë Artan Murtaj, 34 vjeç, banues në Sarandë.
 
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, pas vjedhjes së disa bizhuterive me vlerë në argjendarinë e shtetasit M.P., në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi i mësipërm ka përkrahur autorin e krimit, shtetasin Nikolin Baka, duke e ndihmuar këtë të fundit me fshehjen e tij. 

Një ditë më parë, Nikolin Beka 34 vjeç, ka shqyer portën e një dyqani argjendarie me levë, ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me një automjet tip Benz.
 
Dyqani i argjendarisë me pronar shtetasin M.P., nuk ka pasur persona brenda pasi ishte mbyllur për pushimin e drekës.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com