Një person ka humbur jetën në Sarandë, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.
Sipas policisë viktima është një 73-vjeçar me inicialet I.P. në fshatin Shkallë.
I moshuari është përplasur nga një makinë tip "Nisan" me targë AA 599 AB me drejtues Myzafer Idrizaj 52 vjeç, banues në Konispol.
73-vjeçari pas përplasjes është nisur për në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Myzafer Idrizaj, i cili po merret në pyetje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com