Peshkatarët e Sarandës kanë dalë sot në protestë ku i bëjnë apel shtetit dhe ministrit Panariti të zgjidhe kërkesat e tyre. Sipas tyre prej një viti, pas furtunës në port, vinçi i mallrave që u rrëzua, ende nuk ka zënë vend.
Gjithashtu ata thonë se porti i peshkimit, është i pamjaftueshëm për ankorimin e anijeve, ndërkohë që përbën rrezik ankorimi i tyre në pozicionin të lidhura njëra pas tjetrës, duke krijuar kështu pasiguri për anijet, qoftë nga përplasjet si pasojë e dallgëve por qoftë edhe nga ndonjë zjarr i mundshëm.
"Qëllimi i protestës tonë sot është që shteti të vërë dorë të ndihmojë peshkatarët e Sarandës dhe të heqë vinçin e rrëzuar një vit më parë si dhe të na zhbllokojë patjetër një pjesë të molit të marinës, sepse vjen dimri dhe ne nuk kemi ku t’i lidhim anijet", u shpreh Mustafa Gjinika.
"Jemi në dimrin e dytë dhe shohim që porti nuk i ka dalë për zot vinçit të rrëzuar. I nderuar zoti ministër, duam që të shkelni një herë portin e Sarandës, sepse po të shikosh këtu nga të gjitha anët në portin e peshkimit në Sarandë jo vetëm mungojnë të gjitha por është kthyer në një vend mbeturinash dhe hedhje plehrash", tha Leondha Qurku pronar i anijes “Mario”.
"Në asnjë vend të botës nuk ndodh kështu. Edhe dy anije nuk mund të rrinë bashkë jo më 15 sa janë sot këto që shihni. Njëra mund të marrë zjarr dhe për rrjedhojë edhe të tjerat do të digjen. Nga ana teknike kjo gjendje nuk lejohet", tha peshkatari Pëllumb Canaj.
"I kemi thënë gjithmonë drejtorit të përgjithshëm të peshkimit, zotit Arjan Demiri, por edhe përgjegjësit të peshkimit këtu dhe në mënyrë te herëpashershme gati të përditshme jemi ankuar por ata thonë se kemi program ristrukturimi dhe do ta shohim e kemi përparësi. Por çuditërisht këtu ne nuk shohim ndonjë përparësi përveçse gjendje kaotike që vazhdon të mbizotërojë", ka vijuar më tej Leonidha Qurku.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com