SARANDE - Policia e Sarandës ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande prostitucioni në një hotel në Sarandë, ku në pranga kanë rënë katër persona.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëndija” u bë i mundur arrestimi i Kostaq Gjinit, 38 vjeç nga Saranda, bashkëpronar i hotelit “Korali”, Lulzime Tahiri, 29 vjeç me banim në Sarandë, Brunilda Novaku, 20 vjeç po m,e banim në Sarandë, si dhe Nazike Sulejmanit, 49 vjeç, lindur në Skrapar dhe banuese në Sarandë, e cila ka qenë edhe më parë e dënuar për ushtrim prostitucioni.
Po ashtu bëhet e ditur se në gjendje të lirë po procedohet edhe shtetasja me iniciale K.Gj. 68 vjeç, po bashkëpronare e hotelit. Arrestimi i tyre u bë sot nga forcat e policisë së Sarandës, ndërsa materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë.
Gjithashtu, efektivët blu bëjnë të ditur se po punohet edhe për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com