Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat

Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat

Pasojat e aksidentit të ndodhur sot në mbrëmje, në Sarandë

Sarandë- Një incident i pazakontë ka ndodhur në qendër të Sarandës, në hyrje të rrugës “Skënderbeu” mbrëmjen e sotme (4 Nëntor).

Një automjet, i cili po lëvizte në drejtim nga sheshi qendror i qytetit, ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta dhe ka goditur katër vazo dekorative që ndodheshin në anë të rrugës, duke shkaktuar dëmtimin e tyre.

Më tej, automjeti ka goditur një motor të parkuar në trotuar, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe këtij mjeti.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash (rreth orës 21:30) dhe për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, megjithëse dëmet materiale janë të dukshme.

Gazetari i Report TV, Limos Didani, informon se sipas dëshmitarëve, automjeti është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, pa ndaluar për të parë dëmet e shkaktuara. Banorët dhe kalimtarët në zonë janë alarmuar nga zhurmat e përplasjes, duke thirrur menjëherë policinë për ndihmë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe autorit, teka do verifikojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë