Sarandë/ Bëri manovër teksa fuste mjetin në oborrin e banesës, babai godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare

Sarandë/ Bëri manovër teksa fuste mjetin në oborrin e banesës, babai godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare

Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Borsh në Sarandë, ku një vajzë 3-vjeçare është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj, me inicialet I.L.

Sipas informacioneve të Report Tv mësohet se babai i 3- vjeçares ka qenë duke bërë manovër për të futur mjetin tek porta e oborrit të banesës së tij dhe aksidentalisht ka goditur të miturën.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se vajza nga goditja me makinë ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkri, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ekipet mjekësore kanë vendosur që fëmija të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion