Hidhet me kokë tek 'Syri i Kaltër', pushuesi nga Tirana plagoset rëndë dhe niset me helikopter drejt Traumës

Hidhet me kokë tek 'Syri i Kaltër', pushuesi nga Tirana plagoset rëndë dhe niset me helikopter drejt Traumës

Syri i Kaltër

SARANDË - Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”. 28 - vjeçari Ardit Dauti,  i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në “Syrin e Kaltër”.

28 - vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja për pak ka rezultuar fatale, pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 13/08/2024 21:03

    TA RUAJME SI SYTE E BALLIT KETE SYRIN E KALTER,,,ASNJE KAFE ASNJE LOKAL NUK DUHET TE KETE ATY NE RREZE 3 KM RRETH E PERQARK,,,VETEM NGA SYRI KEMI MILIONA EURO TE ARDHURA NGA TURISTET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Princi Leka i drejtohet altarit sërish? Ja ‘konfirmimi’ i fotografes Blerta Celibashi

Princi Leka i drejtohet altarit sërish? Ja ‘konfirmimi’ i fotografes Blerta Celibashi