TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku makina e një biznesmeni është hedhur në erë. Burime nga Policia e qytetit jugperëndimor bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00' të mëngjesit te sotëm në lagjen Nr.1, në automjetin e Ilia Martinit, pronar i disa bizneseve në Sarandë.
Mësohet se makina tip Range Rover ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale /ATSH/