Një skaf 12 metra i gjatë me tre shtetas turq në bord, është kapur nga Policia e Sarandës pasditen e kësaj të shtune.
Policia bën me dije se skafi është ndjekur nga dy mjete të shpejta të policisë kufitare dhe është arritur të kapet afër Kakomesë. Në bordin e skafit ndodhej një çift turk, burrë e grua si dhe drejtuesi i mjetit lundrues, gjithashtu shtetas turk.
Policia po kryen verifikimet dhe për tre shtetasit në fjalë ka kërkuar informacion pranë ambasadës turke në Tiranë.
Tre turqit e ndaluar do të procedohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, ndërsa mjeti i tyre lundrues është sekuestruar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com