SARANDE - Homazhet në Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në fshatit Klloxher të Sarandës ku prehen eshtrat e më shumë se 2700 shqiptarëve të Çamërise që vdiqën nga etja dhe uria, pas genocidit të kryer ndaj tyre përmbyllën aktivitetin në kuadër të javës çame.

Të pranishëm në homazhe ishin pjestarë të komunitetit çam nga të gjitha trojet shqiptare, përfaqësues të shoqatave për mbrojtjen e këtij komuniteti si dhe deputetë të Partise për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo.

“Si çdo vit neve me 27 qershor vimë në këto varreza monumentale në respekt të parëve tanë të cilët nuk arritën t'i mbijetojnë atij rrugëtimi të gjatë.” tha deputeti i PDIU, Tahir Muhedini

Java e kulturës dhe historisë së Çamërisë është një javë përkujtimore që zhvillohet çdo vit për gjatë javës kur është 27 qershori. Dita e nisjes së genocidit nën masakrën e paramitisë më 27 qershor të vitit 1944 dhe që prej atij viti është njohur më ligj të shtetit shqiptar si Dita e Genocidit ndaj shqiptarve të Çamërisë dhe forcat shoviniste greke.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)