Një 33-vjeçar maqedonas është arrestuar nga policia e Sarandës pasi kishte blerë në dyqan me euro të falsifikuara.
Sevgyl Kasumi, 33 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Itali ka blerë në dyqanin e shtetases E.Xh. dy karta për aparatë celular, për të cilat ka dhënë 1 kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila ishte false.
Më pas, maqedonasi ka shkuar në lagjen nr.1 në dyqanin e shtetasit Th.D., dhe ka blerë një palë këpucë në këmbim të 50 euro-ve të tjera, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar gjithashtu.
Nga kontrolli fizik që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia i ka gjetur disa monedha të tjera të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, arsye të cilat kanë çuar në arrestimin e këtij shtetasi për veprën penale "Falsifikimi i kartëmonedhave".
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com