Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në aksin Shkalle - Qafe Bote në vendin e quajtur "Karburanti" në Sarandë.
Kamioni me targë TR259IK me drejtues shtetasin V.B., 45 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me mjetin me targa greke INX 518. Si pasojë kanë mbetur të plagosura dy shtetase greke.
Gratë po udhetonin nga Saranda drejt Greqisë. Ato janë transportuar drejt shtetit Grek për mjekim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

(Vendi i ngjarjes ku dy makinat u përfshinë në aksident)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com