Policia e Sarandës ka sekuestruar 3223 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis, të cilat u gjetën në 5 parcela, 55 bimë në proces tharje dhe 3 thasë me peshë 16 kg e 650 gr kanabis.

Operacion antidrogë u ndërmor në fshatin Tatzat, Delvinë, ndërsa lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Galishta”. 

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit F.B e A.Zh, vjeç 39 e 45, banues në Sarandë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com