TIRANE - AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit dhe Informacionit) me qender ne Sarande, ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e Bashkise Sarande, organizoi nga data 14-16 gusht ne shetitoren "Naim Frasheri" ne Sarande buze detit, Edicionin e Dyte Kombetar te Panairit te suvenireve turistike me qasje mjedisore, "Panair Saranda 2014".
Shkelqim Hajno, perfaqesues i  AJMMI-t, u shpreh per ATSH-ne se "Panair Saranda 2014" synoi promovimin turistik te resurseve te tradites se artizaneve shqiptare ne fushen e punimeve te dores, me realizime te artikujve ne lloje te ndryshme materiali, punime ne qendisje, ne material leshi, druri, guri, lekure, qeramike etj.
Ai vecoi nder arritjet e ketij edicioni kombetar te panairit pjesmarrjen e mbi 60 subjekteve prodhuse e tregtuese, artizane nga Shqiperia dhe hapesira te tjera te trojeve etnike te shperfaqura ne 60 pavione te ndryshme dhe te seleksionuar sipas kritereve te paravendosura nga stafi I Panairit. Artizanet shqiptare sollen prane njeri-tjetrit ne kete event kombetar traditen e puneve te dores nga treva te Sarandes dhe Gjirokastres, nga Shkodra dhe Prizreni, nga Fushe Arrezi, Kukesi dhe Kruja, nga Gjakova, Prishtina, Kavaja, Fieri, etj.
Panairi "Saranda-2014" ne prurje dhe motive, ishte nje mozaik larmish dhe nje simfoni e vertete e mozaikut etnokulturor shqiptar sipas trevave, shprehje e ndjenjes se holle estetike te artisteve artizane shqiptare dhe nje rrugetim I ketyre trevave drejt nje qyteti si Saranda, destinacion I preferuar turistik qe kulmon ne sezonin veror si nje kryeqytet veror dhe nje mikrokozmos turistik ku vec gjuhes amtare shqipe fliten gjuhe nga ane te ndryshme te globit. Pjesemarrja e artizaneve femra ne masen e gati 70% te pjesemarresve, ishte nje tjeter vlere e shtuar e Panairit te Dyte Kombetar te suvenireve turistike ne Sarande. /ATSH/