Një sherr me thika ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës, ku kanë mbetur të plagosur dy presona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Rreth orës 01:00 në spitalin e qytetit bregdetar, ka shkuar në gjendje të rëndë, Alban Baxheri, i cili kishte plagë thike në kraharor dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur drejt spitalit grek të Janinës për mjekim.

( I plagosuri Alban Baxheri )
Transportimi drejt Janinës është bërë pasi për shkak të errësirës nuk mund të kryhej transporti me helikopterë drejt kryeqytetit.
Alban Baxherit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, ka qenë duke parkuar makinën, ku ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij pranë shtëpisë, ku katër persona i kanë ngritur pritë dhe e kanë goditur me shkopinj bejsbollit.
Pas përleshjes, autorët e kanë goditur me thikë në kraharorë, shumë pranë zemrës.
Ndërkohë i plagosuri tjetër, emri i të cilit nuk ende nuk dihet, ka marrë goditje me thikë në ije dhe fundshpinë.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes dhe as autorët e plagosjes nuk janë identifikuar.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com