Helikopteri i ndihmës së shpejtë është ulur sot në stadiumin e ekipit të Sarandës, në mes të ndeshjes, pasi po transportonte një të sëmurë.
 
Për shkak të punimeve që po kryhen në ambientet e jashtme të spitalit të Sarandës, helikopteri është ulur në fushën e stadiumit duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta.
 
Të dy skuadrat së bashku me arbitrin kanë ndërprerë takimin, për të liruar fushën në mënyrë që të ulej helikopteri i ndihmës së shpejtë, ndërsa ndeshja rinisi pas ngritjes së helikopterit.

Butrinti po përballej sot me Bilisht Sportin dhe ndeshjen e fitoi me rezultatin 4-2.



dy.b/shqiptarja.com