Sarkofagët e Durrësit të rrëmbyer
nga Perandoria Turke në 1908-n

Sarkofagët e Durrësit të rrëmbyer<br />nga Perandoria Turke në 1908-n
Restauratori i njohur Frederik Stamati, pas një vizite në Muzeun arkeologjik në Stamboll ka zbuluar një pjesë të trishtë të grabitjes së veprave arkeologjike të Shqipërisë nga të huajt.
 
Një  ndër ta është dhe Sarkofagu i Meleagrit, i zbuluar rreth vitit 1908 në Durrës. Por ky sargofag iliro-romak i konsideruar nga më të bukurit që janë zbuluar, nuk gjendet në Shqipëri.
 
Stamati pasi ka vizituar Sarkofagun e Meleagrit në Muzeun arkeologjik te Stambollit tregon historinë e tij. Sipas Stamatit “Në etiketën shpjeguese thuhet se ky sarkofag është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek II pas Krishtit. Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apoloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë veten.

E tani le t'i kthehem pak kujtimeve te kaluara, shkruan Stamati, duke iu rikthyer historisë së zbulimit të këtij sarkofagu.
 
“Ndonja 40 vjet më parë i paharruari Vangjel Toçi më tregoi se si rreth vitit 1908, tek po hapej një rrugë në Durrës, u gjet ky sarkogfag, më i bukuri i zbuluar në Shqipëri. Së bashku me sarkofagun u gjet edhe një thesar me monedha te arta. Si sarkofagu, ashtu edhe monedhat prej ari u çuan në Stamboll, si qendër e Perandorisë, dhe u ekspozuan në muze”, thotë ai.
 
Stamati ka shkuar në këtë muze me synimin të vizitojë edhe thesare të tjera të arkeologjisë shqiptare që gjenden në Stamboll.
 
Ndërsa më tej rrëfen historinë mitologjike të Meleagrit. 
 
“Ai ishte djali i mbretit të Kalidonit, Ojne, dhe i Altesë. Por kur lindi djali, prindërit harruan t'i bënin flijimin Artemidës, e cila nga zemërimi dërgoi një derr përbindësh për të rrënuar Etolinë. Derri u vra, por plasi grindja se kush do ta merrte lëkurën. Në grindje e sipër Meleagri vrau dajallarët e vet, duke nxitur zemërimin e së ëmës. Sipas një varianti tjetër, kur lindi Meleagri, Altenë e vizituan Moirat, të cilat përcaktonin fatin e njeriut dhe paralajmëruan të ëmën se Meleagri do të jetonte aq, sa të digjej ura në zjarr",
shprehet Stamati.
 
Historia mitologjike e gdhendur edhe në këtë sarkofag vijon me personazhe të njohur mistikë si Altea, Atalanta, Tindari, Ledja, Helena, Klitemnestra e të tjerë. Ky zbulim i Stamatit na kujton se në librat e arkeologjisë ka shuam pak të dhëna për veprat e grabitur nga të huajt.

[gallery]22653[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro